Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se vlerëson të drejtën për protesta, por sipas tij, nuk është zgjidhje vrapimi pas tyre. Ai thotë se asgjë nuk ndodh rastësisht, pasi po përballet me kërkesa të shumta që në muajin e parë të ushtrimit të kësaj detyre.
Postimi i plotë i kryeministrit Mustafa në Facebook
Unë si Kryeministër e vlerësoj të drejtën për protesta, greva dhe forma të tjera të shprehjes së pakënaqësive qytetare, por zgjidhjen nuk e shoh duke vrapuar pas tyre, por duke parë shkaqet dhe duke kërkuar zgjidhjet.
E kam të qartë se nuk ndodh rastësisht asgjë, aq më pak që në muajin e parë të mandatit të ballafaqohem me kërkesa për rritje të pagave për 25%, me kërkesë për regjistrim edhe të rreth 1000 të rinjve në UP, me protesta për një deklaratë të ministrit Jabllanoviq, me një vendim të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, i cili krijonte kushte që kombinati Trepça të kaloj në likuidim nga data 2 shkurt. Ndërkaq për këtë rrezik nuk isha informuar as nga AKP, as nga drejtoria e Trepçës dhe as nga njerëzit që kanë qenë përgjegjës për këtë në përbërjen e kaluar të Qeverisë, e tani po i shoh në media me deklarata populliste dhe zgjidhje imagjinare.
Për fat të keq, fjalori politik që përdoret sot, e që nuk është as i shumicës dhe as i pakicës, është me plotë vërejtje dhe papranueshmëri. Pa marrë para sysh se për kënd mendon, nuk është e pranueshme të quash njerëzit egërsira, por po ashtu nuk është e pranueshme ta quash dikën fashist, ta quash kriminel, ta quash vrasës apo tu drejtohesh njerëzve me gisht në Kuvend se ju duhet të shkoni në burg. Për ti thënë këto, çdonjëri duhet të ketë argumente, fakte. Nuk qëndrojnë faktet në shfrytëzimin e familjarëve të të pagjeturve dhe të tragjedisë së tyre, nuk qëndrojnë faktet as në shfrytëzimin e minatorëve për të mbuluar bizneset e paqarta që po zhvillohen me pasuritë e Trepçës. Këto biznese nuk mund të mbulohen vetëm duke e shpallur Trepçën kompani publike, ose duke montuar kushte që ajo të falimentoj dhe pastaj të zhduket çdo gjurmë. Gjërat duhet të sqarohen, dhe unë si njeri i parë i Qeverisë e kam detyrë që të angazhohem që ato ti sqaroj.
E kemi bërë shumë të qartë se buxheti nuk ka mjete për ti ngritur pagat dhe as për ndërhyrje tjetër në Kontratën kolektive, përpos aplikimit të përvojës së punës, prandaj nuk ka asnjë kuptim që fëmijëve tu privohet e drejta të mbajnë mësim të rregullt. Para tjera nuk ka përpos këtyre që janë në buxhetin e vendit. Por, po ashtu, duhet ta them qartë dhe me zë, se pagat e sektorit publik këtu në Kosovën (më të varfër në Ballkan) janë më të mëdha sesa të vendeve tjera në regjion, të cilat e kanë Bruto produktin Vendor shumë më të lartë dhe buxhetin shumë më të lartë për kokë banori, por ata nuk po protestojnë dhe nuk po organizojnë greva. Ne mund të bëjmë politikë me pagat, mund të bëjmë politikë me kompanitë publike, mund të bëjmë politikë me institucionet e arsimit, me emocionet për Trepçën, por kjo politikë na qon në falimentim të shtetit. Prandaj shtetin nuk do ta falimentojmë. Dhe, ruajtja e shtetit nga rreziku është detyrë e të gjithë neve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri