Krahasuar me dy vitet më parë, këtë vit Kosova ka shënuar një rritje solide të investimeve të huaja direkte. Deri në muajin e tetë si investime të huaja janë regjistruar 240 milionë euro, kryesisht në ndërtimtari, patundshmëri, zhvillime financiare dhe të ngjashme, dhe vijnë nga shtetet perëndimore e nga shtetet e rajonit.
Kështu në një intervistë për KosovaPress-in bën të ditur drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) Besian Mustafa, i cili thotë se, aq sa është ai i informuar, në periudhën e fundit nuk ka në Kosovë ndonjë kompani të huaj që ka ikur nga këtu.
Ai thotë se KIESA po bën promovimin e investimeve dhe po i mbështetë ndërmarrjet e Kosovës në mënyra të ndryshme. Kështu, njofton ai, nga data 10 deri më 13 të këtij muaji KIESA do të jetë pjesëmarrëse në një panair të turizmit në Izmir për promovimin e turizmit të Kosovës.
Sipas Mustafës, Kosova ka kushte të favorshme për të tërhequr investitorë të huaj dhe për të avancuar investitorët kosovarë që veç më janë duke investuar dhe që kanë investuar në të kaluarën.
“Në tetë mujorin e parë të këtij viti kemi investime të huaja rreth 240 milionë euro, ndërsa në 2013 kishim rreth 219 milionë euro në nëntë mujorin e parë, duke e anashkaluar vitin 2014 që patëm disa sfida ekonomike kjo tregon një trend në rritje për investime të huaja në Kosovë. Shtoi kësaj edhe faktin që në arenën ndërkombëtare patëm edhe një krizë financiare të paparë që nga fillimi i shekullit XX dhe kjo tregon se Kosova ka qenë mjaft e suksesshme në tërheqjen e investitorëve të huaj”, tha Mustafa.
Drejtori i KIESA-s thotë se kryesisht investimet janë në sektorin e ndërtimtarisë, patundshmërive, zhvillimeve financiare dhe të ngjashme, dhe këto kryesisht vijnë nga vendet perëndimore të Evropës, por edhe nga shtetet e rajonit si Sllovenia dhe Shqipëria.
Për atë se a ka kushte të favorshëm e për të investuar në Kosovë, Mustafa thotë se ka përmirësim të ambientit për të bërë biznes në vend. Sipas tij edhe me nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së hapen dyert drejt tregjeve evropiane për kompanitë kosovare që i bën këto më tërheqëse se si bashkë-investitorë.
“Natyrisht që ne besojmë që Kosova ka kushte të favorshme për të tërhequr investitorë të huaj dhe për të avancuar investitorët kosovarë që veç janë duke investuar dhe kanë investuar në të kaluarën në Kosovë. Kosova është e ranguar e 66-ta në indeksin e të bërit biznes të Bankës Botërore, ku përfshihen një mori indikatorësh që tregojnë për ambientin e të bërit biznes në Kosovë. Ky përmirësim është një indikator direkt i përmirësimit të ambientit të Kosovës. Po ashtu jemi të vetëdijshëm që kohëve të fundit Kosova ka nënshkruar edhe MSA-në me Komisionin Evropian, i cili hap dyert drejt tregjeve evropiane për kompanitë kosovare që i bënë këto më tërheqëse se si bashkë-investitorë për investitorë të huaj, po ashtu partner biznesi për kompani të huaja”, thotë Mustafa.
Edhe Fondi për garanci kreditore sipas tij ngrit qasjen në financa për NVM, qofshin ato kosovare apo të huaja të regjistruara në Kosovë.
Promovimi i Kosovës nga KIESA në shtetet evropiane dhe më gjerë për të investuar në Kosovë bazohet në pesë sektorë të promovimit. Për t’i arritur këto objektiva marrin pjesë në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare, në konferenca të ndryshme për investime dhe forume ekonomike.
Se a ka ndonjë investitor që ka ikur nga Kosova, dhe nëse po cilët janë, Mustafa thotë se investitorët, qofshin ata vendorë apo të huaj vendosin se ku do ta investojnë kapitalin e tyre varësisht prej situatës së tyre dhe varësisht se ku gjenden në fazën e zhvillimit të tyre. Porse, ai shprehet se nuk ka informacione se ndonjë investitor ka ikur nga Kosova.
“Në ekonomitë e ndërtuara mbi parimet e tregut të lirë, investitorët, qofshin ata vendorë apo të huaj vendosin se ku do ta investojnë kapitalin e tyre varësisht prej situatës së tyre dhe varësisht se ku gjenden në fazën e zhvillimit të tyre. Në fazat e caktuara investitorët kërkojnë të investojnë… dhe në fazat e ndryshme të zhvillimit të tyre ato mund të vendosin të kalojnë në shtetet e tjera. Kjo nuk tregon për mangësitë të njërit shtet mirëpo është thjesht pjesë e ciklit të biznesit dhe kompanive që të lëvizin nga një shtet në shtetin tjetër gjatë zhvillimit të tyre”, thotë Mustafa.
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA është institucion në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe është përgjegjës për mbrojtjen, dhe promovimin e investimeve, mbështet zbatimin e politikave dhe programeve publike në fushën e zhvillimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe zhvillon politika lidhur me themelimin dhe zhvillimin e zonave ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite