LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Rasti i abuzimit të së miturës në Drenas ndikon në kredibilitetin e policisë

Mustafa: Rasti i abuzimit të së miturës në Drenas ndikon në kredibilitetin e policisë

Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, sot është përballë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për raportim në Komisionin për Integrime Evropiane.

I pyetur për rastin e vajzës nga Drenasi, ku një hetues policor po hetohet për abuzim me të miturën, ministri tha se e ka pranuar me shqetësim lajmin.

“Kam ftuar në takim të gjithë akterët, kemi kërkuar që procesi i hetimit të fillojë që në ditën e parë. Kam kërkuar të merren masa. Nuk besoj që qytetarët e Kosovës do ta humbim besimin në institucionin e policisë, por rasti në fjalë ndikon në kredibilitetin e policisë”, tha Mustafa.


Ai ka kërkuar të hetohet procedura e hetuesisë deri te momenti i tërheqjes së aktakuzës, por edhe i procesi i tërheqjes së saj.

“Të hetohet rasti i policit që është përfshirë në këtë aktakuzë. Nuk do të thotë se do përfundojë zinxhiri i  hetimeve aty ku ka mbetur”, tha ministri Mustafa.

Deputeti nga radhët e NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka tha se komisioni sot do duhej të mbahej pa prezencën e mediave, meqë sipas tij, kur janë mediat këtu bëhet më shumë spektakël.

Ai tha se i vjen turp që është deputet i Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, askund nuk ka dëgjuar të mblidhet një parlament në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për rastin e abuzimit të së miturës, raporton KP. “Me atë seancë të jashtëzakonshme Kuvendi ia ka qit faqen e zeze Kosovës, dhe policisë. Kemi mund të thërrasim seancë për të bërë debat për disa hetues”, tha deputeti Zeka, duke shtuar se është momenti të hapet vetingu.

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori