Agron Mustafa, drejtor menaxhues i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), paralajmëron se gjatë mandatit të tij në krye të kompanisë do të dëshmohet fuqia e operatorit mobil Vala në tregun e vendit.
“Kemi disa kompani që operojnë në vend, por Vala është dukshëm operatori më stabil, më korrekt dhe më i miri në treg. Është operatori më i levërdishëm për konsumatorët. Por këtë duhet ta dëshmojmë, pasi që ka edhe punëtorë të Valës që nuk e dinë këtë fakt”, tha sot Mustafa në një intervistë për programin e mëngjesit në RTK.
Ka një kohë që operatori publik Vala nuk ka bërë marketing, ndërkaq viteve të fundit rënia e të hyrave aty ka qenë bërë një gjë e zakonshme. Por Agron Mustafa mungesa e marketingut për Vala është e dëmshme për valën. Ai paralajmëroi marketing agresiv, ndërkaq për konsumatorët paralajmëroi lansimin e ofertës 4G për internet.
“Është e çuditshme se si është lejuar të bien të hyrat e Valës viteve të fundit. Trendi i rënies së të hyrave duhet të ndalet urgjentisht, dhe ne do ta ndalim këtë trend negative. Do të krijojmë stabilitet dhe do të kthejmë rritjen e Valës në të gjitha aspektet”, citohet të ketë thënë Mustafa.
“Tash për tash është e rëndësisë primare ndalimi i trendit të rënies në të hyra që po ndodh viteve të fundit, duhet të bëhet stabilizimi i Valës dhe fillimi i ngritjes apo rikthimit të rritjes së Valës”, tha drejtori menaxhues Agron Mustafa, i pyetur se a duhet menjëherë të privatizohet Vala.
“Privatizimi i Valës nuk përjashtohet, por duhet të bëhet në momentin e kulmit të rritjes së saj. Tani çmimi i Valës në treg mund të jetë ndryshe nga çmimi i saj që mund të jetë në rast se i kthehet rritja e të hyrave valës”.
Mustafa tha se do të bashkëpunojnë edhe me ekspertë në moshë më të vjetër të kësaj fushe, me qëllimin e mirë të gjetjes së mënyrave sa më të mira për të ecur përpara.
Ai mohoi se do të ketë largime nga puna për shkak të mbipunësimeve. “Nuk ka vend për shqetësim se do të ketë largime nga puna. Edhe sa isha në Aeroport përmendnin mbipunësime dhe më pas pati shqetësime se do të ketë largime nga puna. Por udhëheqja e re në Aeroport ka sjellë sërish numër të ri të të punësuarve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar