Kryeministri, Isa Mustafa, mori pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Mjedrës”, që organizohet nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me USAID-in amerikan dhe shoqatën “Mjedra e Llapit”.
Kryeministri Mustafa theksoi se kjo ditë tregon përkushtimin e njerëzve të kësaj ane, dhe suksesin e programit qeverisës lokal e përkushtimin e qeverisë qendrore, që zhvillimit ekonomik dhe bujqësisë t’i jepet përparësi kryesore.
“Qeveria ka rritur subvencionet për fushën e bujqësisë dhe poashtu ka përcaktuar prioritetet në këtë fushë, tek pemët drufrutore, tek sektori i pemëve manore, tek sera dhe ruajtja e perimeve. Kultivimi i mjedrës jo vetëm këtu, por edhe në komunat tjera dhe në trevat tjera, është bërë tani një prioritet, është bërë një brend tepër i rëndësishëm, që përfaqëson jo vetëm cilësitë e kësaj pjese, jo vetëm klimën dhe tokën shumë të përshtatshme, por tregon poashtu për njerëz të vyeshëm, për njerëz që dëshirojnë të jetojnë nga toka e tyre, për njerëz që ardhmërinë e tyre dëshirojnë ta kenë këtu, dhe zhvillimin e tyre dëshirojnë ta reflektojnë në Kosovë”, tha ai.
Kryeministri Isa Mustafa po ashtu bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës po merr masa që të krijojë kushte që bujqësia të ketë përparësi, të hiqen barrierat tregtare me vendet në rajon për prodhime bujqësore, që të krijohet infrastrukturë e nevojshme për uljen e subvencionimin e normave të interesit, që të sigurohet tregu i brendshëm dhe tregu i jashtëm, të promovohet marketingu i produkteve bujqësore dhe agroushqimore, dhe poashtu të sigurohet ofrimi i shërbimeve këshillimore për bujqësi për këtë fushë. “Jemi të interesuar që të tërheqim sa më shumë investitorë të jashtëm. Falënderojmë USAID-in i cili gjithmonë ka përkrahur këto projekte në këtë Komunë, jo vetëm në fushën e bujqësisë, sepse ne kemi qenë dëshmitar edhe të fushave tjera të përkrahura nga USAID-i, dhe dëshirojmë që shembullin e USAID-it ta kenë edhe ta përcjellin edhe organizatat e tjera, në mënyrë që kontributi dhe efektet të jenë direkte”, tha kryeministri.
Duke iu referuar nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim që pritet të ndodhë së shpejti, kryeministri Mustafa, tha se me këtë marrëveshje sektori i bujqësisë, do të hyjë në një fazë të re të zhvillimit dhe të avancimit, duke kërkuar nga fermerët e Podujevës por edhe të Kosovës, të përgatiten për tregun e Bashkimit Evropian, dhe të përgatiten për prodhime moderne dhe konkurruese. “Ky prodhim për neve është shumë i rëndësishëm, por dëshirojmë që mos të mbetet vetëm si prodhim primar, të kemi edhe përpunimin e mjedrës këtu. Të kemi edhe përpunimin e produkteve tjera bujqësore, në mënyrë që përmes kësaj, ne të arrijmë efektet e zëvendësimit të importimit të produkteve bujqësore, dhe të arrijmë poashtu efektin në zhvillimin e bujqësisë dhe shtimit ekonomik. Unë ju uroj shumë suksese për punën që e keni bërë, dhe poashtu ju premtoj se do ta keni përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këto aktivitete shumë të rëndësishme për ne”, tha kryeministri Isa Mustafa.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, theksoi se investimi në fushën e kultivimit të frutave malore në përgjithësi, e të mjedrës në veçanti, përkon me programin për zhvillim ekonomik lokal, i mbështetur nga qytetarët. “Sot, Komuna e Podujevës jo vetëm që është pikë referente në Kosovë për mjedrën, por mjedra e Llapit është bërë brend i njohur i Kosovës. Falë përkushtimit të fermerëve llapjan, bashkëpunimit me USAID-in dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Komunën e Podujevës sot kemi një hartë plotësisht të re të plantacioneve të mbjella me mjedër. Nga 35 hektarë të mbjella në vitin 2014, sot Komuna e Podujevës ka afër 200 hektarë të mbjella me mjedër, kurse vitin e ardhshëm parashihen edhe 300 hektarë tjerë. Vetëm gjatë vitit 2015, Komuna e Podujevës ka subvencionuar 30 fermerë me 135 mijë fidanë cilësore të mjedrës”, theksoi kryetari Veliu.
Ai po ashtu ka theksoi se Komuna e Podujevës ka paraparë fondin për subvencionim prej 100 mijë euro për vitin 2016, duke bërë ditur se gjatë sezonit të vjeljes, llogaritet që janë punësuar mbi një mijë persona shtesë.
Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovës, James Hope tha se kultivimi i mjedrës është njëra ndër prodhimtarit më fitimprurëse dhe me zhvillim më të hovshëm në Kosovë dhe se ka një interesim në rritje në tregjet ndërkombëtare për mjedrat që rriten në Kosovë. “Pikërisht ky është edhe qëllimi i punës zhvillimore që bënë USAID-it këtu në Kosovë së bashku me partnerët e tij. Ne synojmë që të krijojmë një sektor privat, i cili do të prodhojë prodhime të kualitetit të lartë dhe të gjenerojë vende të punës këtu. Puna jonë është mbështetja e vizionit të Ministrisë së Bujqësisë dhe planit të tyre për rritjen e bujqësisë këtu, dhe rrjedhimisht mbështesim Strategjinë Zhvillimore të Qeverisë së Kosovës, e cila del nga kabineti i Kryeministrit”, theksoi Hope.
Mark Wood, drejtor i Programit të USAID-it “Zhvillimi i Bujqësor dhe Mundësitë Rurale” , vlerësoi rëndësinë e organizimit për herë të dytë të Ditës së Mjedrës, duke e cilësuar si një ngjarje shumë të rëndësishme dhe shumë të suksesshme.
Drejtori i Shoqatës “Mjedra e Llapit”, Shkelzen Shabani, ka falënderuar kryeministrin Mustafa, kryetarin e Komunës, drejtorin e USAID-it, dhe zëvendësministrin e Bujqësisë për përkrahjen e dhënë. “Mbështetja juaj ka rol kyç për punë sa më të mbarë të shoqatës dhe fermerëve të Podujevës”, u shpreh Shabani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite