LAJMI I FUNDIT:

Murtezani: Së shpejti takim në nivel të lartë mes Shkupit dhe Sofjes

Murtezani: Së shpejti takim në nivel të lartë mes Shkupit dhe Sofjes

Ministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Orhan Murtezani thekson se Maqedonia e Veriut është e vetëdijshme që duhet të plotësohet kushti për futjen e bullgarëve në Kushtetutë pasi që është vendim unanim i të gjitha vendeve anëtare të BE-së, megjithatë qeveria e vendit po insiston që procesi i integrimit të jetë më i parashikueshëm dhe të mos hapen çështje tjera bilaterale, por fokusi të jetë te reformat. Kjo sipas Murtezanit mund të tejkalohet nëpërmjet dialogut me Sofjen, ndërkaq Brukseli gjithsesi do të gjejë mënyrë për ta zbatuar. Murtezani paralajmëroi takim në nivel të lartë mes Shkupit dhe Sofjes së shpejti.

“Insistimi jonë është ky, që procesin e zhvillimit të negociatave dhe përfundimit ta bëjmë më të parashikueshëm. Gjegjësisht, të mos kemi ne pengesa bilaterale të cilat do e pengojnë procesin e zhvillimit të negociatave. Për arsye se procesi i negociatave është dizajnuar që përmes një sërë reformash, shtetin tonë ta bëjë gati për anëtarësim në BE, nuk është dizajnuar për të zgjidhur çështje bilaterale, madje as historike. Gjitha këto çështje vetëm se e ngarkojnë procesin dhe e privojnë Maqedoninë e Veriut nga avancimi në drejtim të implementimit të reformave”, deklaroi Orhan Murtezani, ministër për Çështje Evropiane.

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, është optimiste se do të ketë zhbllokim të procesit eurointegrues të vendit, megjithatë për këtë sipas saj duhet të ketë vullnet të mirë dhe manifestim të fqinjësisë së mirë.


“Po, shoh zhbllokim. Procesi, kuptohet që nuk varet vetëm prej nesh pasi ne kemi treguar bashkëpunim të paparë dhe të padëgjuar kur është në pyetje eurointegrimi ynë. Mendoj se duhet që të bisedohet, duhet të negociohet. Sipas njohurive të mia ka përparim. Mendoj se duhet kohë, ajo që është më e rëndësishme është që duhet të ketë vullnet të mirë, duhet manifestim të miqësisë së mirë, ndërkaq në fqinjësinë e mirë unë nuk mund të njoh mekanizma si veto apo kërcënimet e ngjashme”, tha Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

Pavarësisht frymës optimiste të përfaqësuesve të vendit për një marrëveshje eventuale për zhbllokim të procesit integrues, nga Bullgaria nuk ka sinjale të tilla. Sipas Euroaktiv, qeveria e re bullgare refuzon të rinegociojë për të zbutur kushtet. Bullgaria kërkon që Maqedonia e Veriut të përmbush kushtin e përfshirjes së pakicës bullgare në Kushtetutë dhe ky sipas tyre është problem i Shkupit me Brukselin, jo me Sofjen. Nga BE-ja ndërkaq thonë se janë shtuar aktivitetet diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje për ta çuar procesin përpara, por, kujtojnë se së bashku me ndryshimet kushtetuese vendi duhet të përmbush në përpikëri edhe reformat sidomos në fushën e sundimit të ligjit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori