LAJMI I FUNDIT:

Muri kufitar me Meksikën, SHBA nis ndërtimin e 8 prototipeve

Muri kufitar me Meksikën, SHBA nis ndërtimin e 8 prototipeve

Qeveria amerikane ka lajmëruar fillimin e ndërtimit të tetë prototipeve për murin kufitar me Meksikën, një nga premtimet kyç të fushatës së presidentit Donald Trump.

Agjensia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit thotë se katër nga prototipet do të jenë prej betoni, ndërkohë që të tjerët do të jenë prej materialeve të ndryshme.

Të tetë llojet do të ndërtohen pranë San Diegos dhe presidenti Trump ka premtuar se mes vendeve do të ngrihet “një mur i madh e i bukur”.


Me prezencën e shtuar të agjentëve federalë dhe të zbatimit të ligjit, punëtorët kanë hedhur terren në një zonë të rrethuar në Otay Mesa, një nga tre portat hyrëse në rajonin metropolitan San Diego-Tihuana.

Prototipet do të jenë deri në 9 metra të larta dhe të gjera dhe pritet të përfundojnë brenda 30 ditëve.

Më pas, zyrtarët do të vlerësojnë projektet për efikasitetin dhe rezistencën ndaj depërtimit me mjete dore.

Ndërkohë në planin përfundimtar të murit do të përfshihen edhe kamera dhe sensorë.

Çdo prototip muri që do të ndërtohet do të kushtojë deri në 450.000 dollarë që do të paguhen nga fondet federale.

Sidoqoftë, puna për ndërtimin e prototipeve nuk ka nisur pa polemika.

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë po përpiqet të bllokojë punimet me argumentin se qeveria ka shpërfillur autoritetet në San Diego duke mos marrë parasysh rishikimet për efektet mjedisore të murit dhe ligjet e tjera.

Një padi është paraqitur në gjykatën federale të San Diegos që javën e kaluar.

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori