LAJMI I FUNDIT:

Muri i pakalueshëm i paragjykimit

Ideja për një Ballkan në formën e një Beneluksi nxiti shumë debate dhe kontradikta, por me sinjale dhe mentalitete konceptualisht të ndryshme që pasuan nga Brukseli dhe nga qarqet politike zyrtare të vendeve të Ballkanit.

Paranoja, idetë megalomane shtetformuese dhe synimet e fshehura ekspansioniste të vendeve ballkanike nxorën në sipërfaqe vijën e kuqe mes tyre dhe raportit përballë shqiptarëve që tashmë janë faktorë vendimtarë për të përcaktuar kahun e ecurisë dhe integrimit të Ballkanit.

Debati për një model të tillë që kryesisht u nxor në Bruksel kishte si nxitje ofrimin dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal, përmes një modeli funksional dhe që ishte sprovuar dhe realizuar në vendet evropiano-perëndimore, Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg – me emërtimin Beneluks. Por, mentaliteti ballkanik nuk duron koncepte të tilla bashkëpunimi dhe pikërisht nga ky prizëm erdhën edhe sinjalet negative nga Shkupi, Beogradi, Podgorica, që ashpër dhe me alibitë e tyre të zakonshme shmangën modelin e tillë integrues.


Qëndrimi zyrtar i qeverisë maqedonase ishte se interesi i Maqedonisë është që të bëjë përparim në integrimin në BE, e jo integrim më të ngushtë me vendet e rajonit. Madje, disa shoqata dhe opinionistë maqedonas u ndjenë të kërcënuar nga kjo ide duke e paraqitur si tendencë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, e cila do ta përjetojë fatin e Ish-Jugosllavisë. Me një fjalë, ideja e Ballkanluksit u varros menjëherë, por megjithatë ishte një debat i vlefshëm, një mësim i mirë se në rajon akoma nuk janë thyer paragjykimet ndëretnike dhe ndërfetare.

Pas shumë investimeve të komunitetit ndërkombëtar në Maqedoni, por edhe në vendet tjera, akoma janë të pranishme barrierat gjuhësore, etnike e kulturore si dhe paragjykimet ndaj njëri-tjetrit.

Fatkeqësisht, këtë realitet e ndihmojnë një numër i madh i politikanëve të papërgjegjshëm për qëllimet e tyre të politikës ditore. Pra, proceset integruese nuk ndihmuan ciklin vicioz të tensioneve, krizave, konflikteve dhe problemeve në rajonin tonë. E kaluara është bërë pengë i proceseve integruese në Ballkanin Perëndimor, prandaj dështojnë nismat të cilat marrin për model procesin integrues të Evropës.

Një minishengen apo Beneluks do të ishte lehtë i realizueshëm për shqiptarët, gjegjësisht Shqipërinë dhe Kosovën, shtete të cilat i përkasin një kombi dhe nuk paragjykojnë njëri-tjetrin. Një traktat ndërqeveritar i modeleve të Bashkimit Evropian do të përshpejtonte anëtarësimin e të dy vendeve në strukturat euro-atlantike, si dhe do t’i ndihmonte, sidomos Kosovës, për t’u futur më lehtë në tregjet rajonale dhe evropiane. Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në dimensionin ekonomik do të rriste peshën e shqiptarëve në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare dhe ndër-fqinjësore. Ndërsa, përskaj kësaj do të përfitonin bizneset, por edhe qytetarët. Me këtë do të rriten edhe investimet e huaja për faktin se investitorët kërkojnë tregje më të mëdha për të investuar kapitalin e tyre.

Krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike, apo i një tregu të përbashkët me heqjen e të gjitha barrierave fizike, teknike dhe fiskale do të mundësonte që mallrat, shërbimet, kapitali, si dhe personat të mund të lëvizin lirisht, sikur brenda një shteti të vetëm. Pra, heqja e barrierave do të zgjeronte mundësitë, eksperiencat dhe horizontet e njerëzve, ndërsa gjithashtu do të mundësonte që të mos bllokohen më mallrat për shkak të rregullave dokumentacioneve dhe procedurave të panevojshme dhe nga tatimet për mallrat e importuara. Tregu i përbashkët do të ishte një mundësi e mirë për konsumatorin shqiptar në të dyja anët e kufirit, për të zgjedhur mallra me kualitet më të lart në një treg më të madh prej gjashtë apo shtatë milionë banorëve, ndërsa kompanitë që do të plasonin mallin e tyre në të dy shtetet, duke rritur kështu veprimtarinë, numrin e të punësuarve si dhe të ardhurat. Pastaj, bashkëpunimi ekonomik vetvetiu me kalimin e kohës do të nxiste edhe bashkëpunimin politik në formën e një konfederate apo federate me qëllimin final anëtarësimin në BE, NATO (Kosova) dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Nga ana tjetër me përafrimin e legjislacioneve, gjithnjë duke respektuar standardet e Bashkimit Evropian, një numër i madh i mjekëve, juristëve, ekonomistëve etj. do të mund të ushtronin profesionet e tyre në cilin do qytet të Shqipërisë apo Kosovës. Gjithashtu edhe studentet do të mund të lëviznin më lirë për të studiuar, atje ku mendojnë se është më mirë, pasi që do të zgjerohej horizonti i tregut të punës dhe konkurrenca.

Ky bashkëpunim do të zgjerohej edhe në shumë sfera tjera, duke pasur si synim mediat, që tashmë po lëvizin në këtë drejtim, sidomos ato nga Tirana. Dhe krejt kjo mund të realizohet pa asnjë një pengesë, për faktin se qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë i përkasin një kombi dhe një historie të dhimbshme, duke ndarë fatin e njëri tjetrit në një luftë mbijetese kombëtare, nën sulmet e fqinjëve dhe qarqeve ekspansioniste dhe gjenocidale.

Modeli Beneluksit pse të mos jetë si model që duhet të merret parasysh në modelin e tregut ndërshqiptar, për një bashkim ekonomik dhe politik.

(Marrë nga: Shekulli)

Në trend

Më shumë

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

Magazina
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori