LAJMI I FUNDIT:

Muret s’ka kush t’i rrëzojë?!

Muret s’ka kush t’i rrëzojë?!

Derisa serbët në veri të vendit kanë vazhduar t’i mbajnë të bllokuara rrugët magjistrale, që çojnë në pikat 1 dhe 31, në të cilat përveç gurëve janë ngritur edhe mure prej betoni, Qeveria e Kosovës të shtunën nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse ka ndonjë plan konkret se si të zhbllokohet veriu.

Mediat serbe gjatë ditës kanë raportuar se serbët lokalë kanë në dispozicion dy kamionë me nitroglicerinë, të cilën pretendojnë ta përdorin si kundërpërgjigje ndaj KFOR-it, nëse ky i fundit tenton t’i shpartallojë barrikadat në rrugë.

Ndërkohë FAZ.net ka raportuar se Bundeswehri gjerman ka dërguar në Kosovë dy automjete të blinduara “Daks-pionioer” për t’i hequr, siç thuhet, barrikadat që serbët kanë vënë në rrugë.

Këto automjete janë vendosur në Maxhunaj, aty ku është i stacionuar batalioni gjerman i KFOR-it. Ndërsa është paralajmëruar po ashtu që në fillim të tetorit të sillen edhe disa automjete tjera të blinduara.


Rreth betonimit të rrugëve dhe gjendjes së sigurisë në veri, nuk ka qenë në gjendje të deklarohet askush nga Qeveria e Kosovës. “Zëri” është përpjekur që të marrë një përgjigje konkrete nga qeveritarët se çfarë do të bëjë qeveria dhe cili do të jetë hapi i ardhshëm për t’i larguar muret e betonit nga rruga, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, nëpërmjet sms-it ka thënë se nuk mund të flasë meqenëse ndodhet jashtë vendit, ndërsa ka kërkuar që për këtë çështje të prononcohet ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, i cili për shkak të disa shkrimeve kritike ndaj tij, ka vendosur të bllokojë komunikimin me “Zërin”. Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusar Lila nuk është prononcuar.

Pavarësisht prej këtyre zhvillimeve dhe heshtjes së Qeverisë, partitë opozitare kanë bërë thirrje që institucionet e vendit në bashkëpunim me forcat e KFOR-it dhe EULEX-it t’i përdorin të gjitha mekanizmat e mundshëm që t’i zhbllokojnë rrugët në veri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori