LAJMI I FUNDIT:

Murat Jashari për president?

Murat Jashari për president?

Nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, Murat Jashari është duke e menduar mundësinë që të garojë për të udhëhequr me Presidencën e Kosovës.

Jashari nuk e ka përjashtuar kandidimin, por ka thënë se pret që të shoh mënyrën se si do të zgjidhet presidenti i ri.

“Në secilin rast, do të vazhdoj me këtë frymë që të jem në shërbim të popullit, edhe pse në Kosovë nuk ka interesa politike, por grupore”, ka thënë Jashari për Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Jashari është duke e kryer doktoraturën në temën e zgjedhjes së presidentit. /Telegrafi/