Grupi për Studime Juridike dhe Politike vlerëson se mungojnë rezultate konkrete të implementimit të planit të Këshillit Prokurorial të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Kjo u bë e ditur në tryezën e organizuar sot nga GLPS me temën “Monitorimi i Planit Strategjik të KPK-së, ku po qëndron sistemi prokurorial në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik”.
Të gjeturat e këtij raporti janë prezantuar nga autorja Bardha Maxhuni, sipas së cilës në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë shpesh herë aktakuzat janë tërhequr.
Ajo ka ngritur edhe çështjen se është një numër i limituar i konfiskimeve finale dhe kërkesave për sekuestrim.
“Luftimi i korrupsionit në nivel të lartë është indikator për matjen e efikasitetit të prokurorëve në trajtimin e lëndëve me prioritet. Në raportet e mekanizmave mbikëqyrës të KPK-së profilet e të akuzuarve nuk janë të cekura në mënyrë që të dimë qartë se sa ka pasur aktakuza të ngritura ndaj zyrtarëve të lartë. Gjithashtu, kemi edhe raste kur aktakuza kalon në gjykatë në shqyrtimin e parë, megjithatë në shumë raste që kanë të bëjnë me zyrtarët e lartë të shtetit Prokuroria pasi që ngrit aktakuzën kërkon që e njëjta të tërhiqet. Numri i limituar i konfiskimeve finale dhe kërkesave për sekuestrim, ku gjatë kësaj periudhe dy vjeçare është raportuar vetëm për një konfiskim final. Pra, vërehet një disproporcion i madh midis sekuestrimeve dhe konfiskimeve dhe duhet theksuar se në shumicën e rasteve Prokuroria nuk paraqet kërkesë për sekuestrim dhe konfiskim”, tha ajo.
Një e gjetur tjetër e këtij monitorimi është edhe mos përfundimi i lëndëve të varfra të korrupsionit të periudhave 2001-2013, ku ekziston rreziku i parashkrimit apo vjetërsimit të këtyre lëndëve.
Maxhuni ka bërë të ditur se nga monitorimi kanë parë se është një numër i lartë i hedhjes poshtë të kallëzimeve penale dhe ndërprerjes së hetimeve pa arsyetim.
Nga monitorimi sipas Maxhunit del se shumë prej aktakuzave që trajtohen nëpër gjykata të njëjtat hidhen poshtë me arsyetimin se nuk përfshijnë të gjitha elementet e parapara me kodin e procedurës penale.
Një e gjetur tjetër nga GPLS është edhe mungesa e ndërmarrjes së masave disiplinore ndaj prokurorëve dhe kryeprokurorëve që dështojnë të përmbushin objektivat që dalin nga plani strategjik.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka nxjerrë edhe disa rekomandime, ku ndër to është edhe që të trajtohen me seriozitet kallëzimet penale, prokurorët duhet të rezistojnë ndaj ndikimit politik kur vjen puna te profilet e larta të zyrtarëve.
Gjyqtari në Gjykatën Supreme të Kosovës, Agim Maliqi, ka thënë se rezultatet nuk mungojnë, por nuk duhet të jenë të kënaqur.
Në anën tjetër organizatat që merren me monitorimin e punës së drejtësisë kanë thënë se ka ende shumë punë për t’u bërë.
Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk janë serioze në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e sidomos për rastet e shënjuara.
Ai ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk e publikon planin strategjik lidhur me luftimin e korrupsionit, pasi sipas raporteve të IKD-së, janë mbi 600 prokurorë dhe 200 gjyqtarë kanë qenë subjekt hetimi nga zyra e prokurorit disiplinor për shkak të shkeljeve në rastet e korrupsionit gjatë trajtimit të tyre.
Miftaraj ka thënë se tek lëndët e korrupsionit të nivelit të lartë shumica e rasteve pothuajse bien qoftë në shqyrtim fillestar apo në shqyrtim të dytë.
E Genc Nimoni nga organizata Çohu, ka thënë se nëse analizohen statistikat e KPK-së në numra duken si arritje, por çka është shqetësuese sipas tij, është mënyra e zgjidhjes së rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Raporti i monitorimit të Planit Strategjik të KPK-së është bërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, dhe është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës