Mungesa e reformimit të sistemit gjyqësor, sfidë për funksionimin e shtetit ligjor
Edhe pse kanë kaluar me tepër se 12 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe formimit të Institucioneve të para si dhe rreth 4 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, sistemi gjyqësor në Kosovë mbetet ende një sistem me shumë mangësi dhe defekte në funksionimin e tij dhe identifikohet si një ndër segmentet, ku shteti i Kosovës duhet të orientohet dhe fokusohet me tepër me qëllim të fillimit të reformimit dhe të riorganizimit të këtij sistemi në një sistem gjyqësor, të mirëfilltë, të ngjashëm me atë të vendeve të Bashkimit Evropian.
Jemi dëshmitar të asaj që përkundër hapave fillestar qe janë ndërmarrë në drejtim të fillimit të reformave në sistemin gjyqësor të Kosovës, ende nuk është duke u gjetur forma e duhur për tu përshtatur me sistemet gjyqësore të vendeve të BE-së dhe këto hapa qe janë ndërmarrë nuk janë aspak të mjaftueshëm në përputhje me nevojat, sepse funksionimi i mirëfilltë i sistemit gjyqësor në Kosovë mbetet shumë larg standardeve dhe praktikave të vendeve të BE-së.
Problemet e grumbulluara me vite në këtë sistem, pengesat e shkaktuara para shpalljes së Pavarësisë, numri i vogël i gjyqtarëve, mungesa e gjyqtarëve profesionist, zvarritja e zgjidhjes së lëndëve të shumta, rastet e shumta të krimeve të pa zbuluara, dukuria e ekzistimit të korrupsionit dhe nepotizmit, janë vetëm disa nga problemet qe e përcjellin këtë sistem qe nga fillimi i funksionimit të tij e deri me sot.
Reformimi i sistemit gjyqësor në Kosovë nuk është i lehtë dhe kërkon punë të madhe të institucioneve përgjegjëse, por është i domosdoshëm dhe ekzistencial për shtetin e Kosovës, sepse vetëm përmes reformimit të sistemit gjyqësor mund të vendosim në mënyrë të plotë rendin dhe ligjin, mund të konsolidojmë shtetin e së drejtës apo shtetin ligjor si dhe sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës duke pas parasysh se kjo nuk është vetëm synim i yni, por është edhe kërkesë e vetë partnerëve tanë ndërkombëtar të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mungesa e Reformimit të Sistemit Gjyqësor, paraqitet pra edhe si sfidë e funksionimit të shtetit ligjor në Kosovë në të ardhmen sepse:
Vetëm një sistem gjyqësor i reformuar në përputhje me praktikat e sistemeve perëndimore të gjyqësisë, përkatësisht të vendeve të BE-së i cili ka për qëllim avancimin, perfeksionimin dhe profesionalizimin e tij me qëllim të rritjes së efikasitetit me të cilin do të eliminohej numri i madh i lëndëve gjyqësore të pazgjidhura dhe eliminimi i dukurive negative, do të jetë garancë e funksionimit të shtetit ligjor në Kosovë.
Vetëm një sistem gjyqësor i reformuar në përputhje me praktikat e sistemeve perëndimore të gjyqësisë, përkatësisht të vendeve të BE-së, ndikon drejtpërdrejtë në vendosjen e rendit dhe sundimin e ligjit dhe në konsolidimin e shtetit ligjor apo shtetit të së drejtës me qëllim të forcimit të brendshëm të shtetit të Kosovës, luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, eliminimit të dukurive negative që kanë rol vendimtar në përmirësimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.
Vetëm një sistem gjyqësor i reformuar në përputhje me praktikat e sistemeve perëndimore të gjyqësisë, përkatësisht të vendeve të BE-së, ndikon paoshtu drejtpërdrejtë në forcimin e respektimit të parimeve të drejtësisë që kanë për qëllim zbatimin e drejtë të ligjit, respektimin e parimit të barabarësisë së të gjithë qytetarëve pa dallim para ligjit dhe të respektimit të parimit të njohur askush mbi ligjin, e në fakt respektimi i këtyre parimeve paraqet elementet kryesore të funksionimit të shtetit të së drejtës apo shtetit ligjor ç’farë synon të jetë Republika e Kosovës dhe kjo ndikon fuqishëm në forcimin e shtetit ligjor në Kosovë.
Vetëm një sistem gjyqësor i reformuar qe ka si qëllim forcimin e respektimit të parimit të ndarjes së pushteteve dhe depolitizimit që nënkupton forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, funksionimin e pavarur të gjykatave dhe eliminimin e ndikimit të politikes dhe elementeve tjera në vendimet e sistemit gjyqësor, emërimin e gjyqtarëve të paanshëm dhe profesional sipas meritës përmes një procesi transparent dhe të drejtë, rritjen e cilësisë dhe efikasitetit në punën e gjyqtarëve dhe të gjykatave, kanë ndikim drejtpërdrejtë në forcimin e shtetit ligjor dhe në rritjen e shkallës së demokracisë në Kosovë.
Parimet e paraqitura me lartë, janë disa nga parimet kryesore të bazuara në standardet e funksionimit të gjyqësisë në praktikat e vendeve të BE-së dhe marrja parasysh dhe zbatimi i tyre në praktikë do të ndikonin pozitivisht në procesin e reformimit të gjyqësisë në përgjithësi, forcimin e imazhit të shtetit të Kosovës brenda dhe jashtë vendit dhe krijimin e një shteti ligjor në Kosovë që është kërkesë e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe BE-së, pjesë e së cilës synojmë të jemi edhe ne.
(Autori ka të përfunduar provimin e Jurisprudencës dhe është diplomuar në studimet postdiplomike në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në UP)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/loredanaa-780x439.gif)
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-perez-780x439.png)
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit
![Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sremska-mitrovica-780x439.jpg)
Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim