Në praninë e Ministrit gjerman Gerd Muller, si dhe shumë ministrave nga Kosova, në Berlin u mbajt Forumi ekonomik gjermano-kosovar. Interesimi për investime ekziston, por edhe mosbesimi.
Në veçanti prej vitit 2008, pas shpalljes së pavarësisë, Gjermania ka raporte shumë të ngushta me Kosovën. Por këto raporte kanë qenë të mira edhe më parë, u nënvizua që në fillim të Forumit ekonomik gjermano-kosovar, të mbajtur sot në Berlin.
Gjermania në veçanti ka investuar dhe është e interesuar të investojë në energji, infrastrukturë dhe sistemin e furnizimit me ujë. Ndërkohë që edhe arsimi mbetet një prej degëve me interes të madh, sepse në këtë mënyrë krijohen kuadro që mund t’i shërbejnë vendit për rimëkëmbje ekonomike.
“Qe 15 vjet kemi vendosur një bashkëpunim të ngushtë ekonomik me Kosovën. Ndërsa sinjali që duhet dërguar sot është: miqësia, stabiliteti dhe bashkëpunimi ekonomik”, theksoi ministri gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gerd Muller, raporton DW.
Ai tha se qëllimi i Gjermanisë dhe bashkësisë ndërkombëtare është që në Kosovë të ketë stabilitet dhe të hapet një perspektivë më e mirë për zhvillimin më të shpejtë të këtij vendi, sepse aktualisht 2/3 e të rinjve janë të papunë.
“Kjo është një sfidë shumë e madhe. Jemi të shqetësuar shumë që mijëra të rinj duhet të marrin rrugën e emigrimit dhe ardhjes në Gjermani. Ne e kuptojmë gjendjen e tyre, por ju nuk mund të lini vendin tuaj, sepse atje duhet të hapet perspektivë më e mirë ekonomike”, theksoi Muller para dhjetëra biznesmenëve gjermanë dhe kosovarë, të cilët ishin prezent në këtë Forum.
Ai shtoi se Kosova ka shanse të mira për zhvillim, në veçanti pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim. Kosova ka aktualisht një rritje ekonomike prej 3 % por kjo rritje duhet të jetë edhe më e lartë.
“Mirë shumë është që Kosova ka nënshkruar edhe Marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë, e cila duhet të zbatohet në tërësi. Ndërsa Gjermania e ka mbështetur dhe do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të afrimit me Bashkimin Evropian”, nënvizoi Müller.
Sipas tij, në rrugën e forcimit ekonomik, Gjermania do të mbështetë Kosovën në fushën e arsimit, pavarësimit ekonomik, energjisë dhe qeverisjes së mirë.
“Kosova edhe më tej duhet të forcojë funksionimin e shtetit juridik, duhet të përmirësohen shërbimet, duhet të ruhen të drejtat e minoriteteve dhe duhet luftuar korrupsionin“, nënvizoi ministri gjerman për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Më e rëndësishmja për bizneset është të kthehet mirëbesimi, sepse pa mirëbesim nuk mund të ketë as bashkëpunim”, theksoi ai, duke shtuar se “Kosova duhet të ketë perspektivë zhvillimi dhe duhet të ketë raporte të ngushta me BE”.
Organizatori i takimit, Presidenti i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Friedbert Pfluger, theksoi se ai ka qenë shumë shpesh në Kosovë. Por Kosova e pasluftës dhe ajo sot dallojnë shumë mes vete. “Një kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë edhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi”, nënvizoi ai.
Ndërsa ministri Thaçi nënvizoi rolin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë, e cila e ka ndihmuar Kosovën në kohën e luftës dhe po vazhdon ta ndihmojë në kohën e paqes. “Gjermania ishte ndër të parat që e ka njohur Kosovën. Ndërsa ishte kancelarja Angela Merkel ajo e cila në gusht të vitit të kaluar e nisi edhe Procesin e Berlinit, për bashkëpunimin më të ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky proces mundëson forcimin e paqes, zhvillimit ekonomik, normalizimit të raporteve ndërfqinjësore”, theksoi ai.
Ministri i Jashtëm i Kosovës nënvizoi se “njerëzit në Kosovë janë të interesuar për zhvillim ekonomik dhe punësim dhe jo për asociacionin apo demarkacionin”.
Ai në veçanti nënvizoi projektet e infrastrukturës, normalizimin e raporteve me vendet fqinje, marrëveshjet për termocentralin Kosova e Re, marrëveshjen për projektin në Brezovicë etj.
“Kosova është një shtet i ri, shtet i mundësive të mëdha dhe ne do të punojmë për realizimin e këtyre mundësive”, theksoi Thaçi.
Annete Kramme, sekretare e Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale tha se kosovarët nuk kanë shanse për azil në Gjermani. Por ata, sikur edhe shtetasit e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të shfrytëzojnë rregullat e reja që futen në fuqi vitin e ardhshëm për punësim legal në Gjermani.
Ministrat e Kosovës Hykmete Bajrami, Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi, të cilët ishin në delegacionin e ardhur nga Prishtina, paraqitën edhe projekte konkrete të cilat mund të jenë interesante për investitorët e huaj.
Ndërsa përfaqësuesit e sipërmarrjeve dhe institucioneve gjermane paraqitën sugjerimet e tyre për bashkëpunim dhe vjeljen e fondeve nga burimet evropiane dhe gjermane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija e prefektë për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe