LAJMI I FUNDIT:

Mulla Shefqeti i çon selam profesor Qendrimit

Mulla Shefqeti i çon selam profesor Qendrimit

Imami Shefqet Krasniqi ka reaguar ndaj konstatimit të profesorit Qendrim Gashi se në zgjedhjet e fundit, fisi i Berishëve ka fituar më shumë vota sesa Krasniqët dhe Gashët

Imami ka thënë se sikur të kandidonin në zgjedhje ai, Dani (këngëtari vr.jonë) dhe Milazim Krasniqi do të shihej se cili fis do të merrte më shumë vota.

Më poshtë po e publikojmë të plotë reagimin e imamit Shefqet Krasniqi:

“Po ia çoj një selam profes së nderuar Qendrim Gashit se mos u ngut me mi ul Krasniqët, se po te kandidojsha unë, Dani dhe Milazim Krasniqi do ta shihnit ju se cili fis do merrte ma se shumti vota në Parlament”, ka thënë Krasniqi në reagimin e tij ndaj deklaratës së Qendrim Gashit. /Telegrafi/