Komiteti Drejtues Ndërministror është takuar sot për t’i shikuar dhe mbështetur rekomandimet e ekspertëve, si dhe raportin e vlerësimit që rrjedh nga propozimi i dorëzuar për projektim, ndërtim, financim dhe operim të Projektit Zhvillimor të Qendrës Turistike të Brezovicës (PZHQTB).
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, në një konferencën për media tha se projekti i Brezovicës ndodhet në fazën kur ekspertët e USAID-it, po bëjnë një evaluim të këtij procesi të ofertës të cilën e ka ofruar konsorciumi që ka konkurruar për projektin e Brozovicës.
“Brezovica është një aset i rëndësishëm për Kosovën dhe kur Qeveria e Kosovës e ka shpallur me prioritet të veçantë ka pas disa arsye. E para që të arrijë të tërheqë investitorë seriozë që të vijnë në Kosovë, se dyti të këtë një impakt të lartë të zhvillimit ekonomik, jo vetëm të asaj zone por të gjithë Kosovës, dhe së treti ta kemi një resort turistik që të krenohemi, jo vetëm Kosova por edhe më gjerë”, tha Mulaj.
Ministri i MTI-së theksoi se për këtë projekt tashmë është i interesuar një konsorcium, i cili ka afruar një ofertë 410 milionë euro për Brezovicën, me mbi 100 kilometra ski-lift dhe me shumë elemente tjera që i takojnë një resorti.
Ministri Mulaj po ashtu theksoi se ky është projekti më i madh i Kosovës që nga paslufta për shkak që bëhet fjalë për 410 milionë euro.
Ai ka shprehur përkushtimin e MTI-së dhe komitetit ndërministror që ta përcjellë hapë pas hapi deri në realizimin e plotë të këtij projekti, duke theksuar edhe hapat e tjerë në realizmin konkret të tij.
Ndërkaq, Azem Rexhaj, menaxher i këtij projekti prezantoi hap pas hapi gjithë procesin e këtij projekti.
Komiteti Drejtues Ndërministror është takuar sot për t’i shikuar dhe mbështetur rekomandimet e ekspertëve si dhe raportin e vlerësimit që rrjedh nga propozimi i dorëzuar për projektim, ndërtim, financim dhe operim të Projektit Zhvillimor të Qendrës Turistike të Brezovicës (PZHQTB).
Zhvillimi i Qendrës Turistike të Brezovicës është shpallur projekt me rëndësi të veçantë kombëtare, i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës në tërësi. Objektivi i përgjithshëm i PZHQTB-së është tërheqja dhe ofrimi i një operatori/zhvilluesi privat me eksperiencë dhe i kualifikuar me qëllim që të: projektojë, ndërtoj, financojë dhe operojë me hapësirën zhvillimore (me lokacion në Malet e Sharrit, përkatësisht në Brezovicë), në një qendër të nivelit botëror, gjatë katër sezoneve të vitit, përfshirë këtu objektet rekreative dedikuar vizitorëve lokal dhe atyre ndërkombëtarë.
Pas shpalljes se një tenderi ndërkombëtar është dorëzuar propozimi nga ana e një konsorciumi francez, i udhëhequr nga MDP Consulting, – duke veçuar këtu edhe operatorin francez të njohur botërisht, Compagie des Alpes. Propozimi në fjalë parasheh investime në faza për gjatë periudhës të caktuar me marrëveshje, me ç’rast, periudha fillestare, pra gjatë 3 vjetëve të para, parasheh 165 milionë euro investime. Koncepti zhvillimor i PZHQTB-së, parasheh, po ashtu, objekte me shfrytëzim/ destinim të shumëllojshëm në mënyrë që të ofrohen aktivitete të ndryshme turistike gjatë tërë vitit, përfshirë këtu Aquaparkun dhe Parkun e Avanturave (park me drunj të lartë në të cilat vendosen litarët dhe formohen shtigjet sfiduese për t’u kaluar, për qëllime rekreative).
Zgjerimi i hapësirave do të krijojë shtigje të klasit botëror për skijim, më të gjata se 100 km (më të gjatat në Ballkan) të pajisura me rreth 20 teleferikë dhe pajisje tjera moderne, me standarde të sigurisë dhe të kualitetit më të lartë në rajon. Zhvillimi i këtij kompleksi turistik është i qëndrueshëm në aspektin mjedisor dhe përfshin objektet me përdorim të shumëllojshëm dhe të shtrira në pjesët më të veçuara të maleve. Në përgjithësi, investimet në këtë pjesë pritet t’i krijojnë më shumë se 3050 vende pune prej të cilave 920 vende pune/pozita do të jenë në resort/kompleksin turistik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Mark Zuckerberg konfirmon lansimin e kriptovalutës 'Libra'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar