Kosova ende mbetet një nga vendet me më së paku investime në rajon, nagaçe nuk ka asnjë investitor serioz në sektorin minerar për shkak të barrierave të cilat aplikohen nga Ministria e Bujqësisë veçanërisht nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës.
Kështu u tha sot në konferencën ‘Barrierat e të bërit biznes në Kosovë’, të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ku janë prezantuar katër barriera, të cilat i adresohen Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.
Drejtori ekzekutiv në OAK, Ismet Mulaj, tha se Agjencioni Pyjor i Kosovës është administruese e mbi 42 përqind të tokave pyjore në Kosovë, kështu që e bën njërin nga faktorët kryesor në tërheqjen e investimeve, mirëpo, politikat aktuale të Agjencisë së Pyjeve sipas tij, nëse një investues është i interesuar që të investojë në një zonë e cila administrohet nga APK, ajo jep pëlqime vetëm deri në 5 vjet dhe atë vetëm për ndërtim të përkohshëm.
“Faktori i parë i cili është i rëndësishëm dhe është dekurajues, është që Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, cili do investitorë që është i interesuar me investuar në Kosovë dhe mbi 42 përqind e hapësirës së Kosovës administrohet nga ky Agjencion, i jep kontratë me afat vetëm deri në pesë vjet. Cilido investues, i cili është i interesuar me investuar në Kosovë nuk ka arsyeshmëri ekonomike me ardhë me marr një pronë me një afat deri në pesë vjet. Arsyeja e dytë që po ashtu lidhet me Agjencionin e Pyjeve të Kosovës, është që ky Agjencion jep tokë në shfrytëzim deri në pesë hektarë. Nëse një investues është i interesuar me ardhur me investua në Kosovë dhjetëra miliona euro, nuk mund të merr tokë në shfrytëzim më shumë se pesë hektarë”, ka thënë Mulaj.
Problem tjetër në këtë sektor, sipas Mulajt është edhe mënyra e paligjshme e taksës të cilën e aplikon Ministria e Bujqësisë ose Agjencioni Pyjor i Kosovës, si dhe barriera tjetër e madhe për biznesin është që pjesa më e madhe e sektorit minerar në Kosovë, të cilët bëjnë investime në Kosovë, paguajnë taksë të dyfishtë.
“Pengesa e tretë ose barriera e tretë për të cilën ne sot e kemi ftuar këtë konferencë, është një taksë të cilën në një mënyrë të paligjshme e takson Ministria e Bujqësisë ose Agjencioni Pyjor i Kosovës, që është taksë 0.20 cent për metër katror, për tokat pyjore të cilat u japin në shfrytëzim bizneseve të caktuara. Kjo taksë edhe për nga arsyeshmëria jo ligjore, edhe për nga arsyeshmëria ekonomike është jo e drejtë. Dhe arsyeja e katërt që është barrierë e madhe për biznesin në Kosovë, është që pjesa më e madhe e sektorit minerar në Kosovë, të cilët bëjnë investime në Kosovë, paguajnë taksë të dyfish edhe në Agjencionin kosovar të Minierave dhe Mineraleve edhe në Agjencinë e Pyjeve taksë e cila thirret taksë për rikultivim”, ka thënë Mulaj.
Drejtori ekzekutiv I OAK ka thënë se këto barriera i kanë adresuar me shkrim te kryeministri i Kosovës dhe te Ministria e Bujqësisë, ngase sipas tij, problemet janë të jashtëzakonshme, është një nga sektorët më të pazhvilluar në Kosovë.
“Gjatë kësaj periudhe, Oda e Afarizmit ka vizituar pothuajse të gjitha bizneset të cilat merren me sektorin minerar, të cilët i shfrytëzojnë tokat që i kanë marrë me qira nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës. Problemet janë të jashtëzakonshme, është një nga sektorët më të pa zhvilluar në Kosovë dhe prej cilit Kosova ka pritë sidomos pas luftës shumë vende të reja të punës. Këto kërkesa janë të adresuara në drejtim të Qeverisë dhe i kemi bërë thirrje qeverisë së Kosovës që sa më shpejt të amandamnetohet ligji i Agjensionit të Pyjeve të Kosovës që këto kërkesa të rregullohen sipas kërkesave që i ka biznesi sipas praktikës më të mirë ndërkombëtare dhe të eliminohen barrierat për taksat e dyfishta të cilat po e pengojnë biznesin”, ka thënë ai.
Këto barriera sipas Mulajt më së shumti atakojnë bizneset që merren me shfrytëzimin e pasurisë nëntokësore dhe e ka bërë të pamundur zhvillimin e këtij sektori. OAK rekomandon Qeverinë e Kosovës që Ligji për Agjencionin e Pyjeve të Kosovës të futet në procedurë amandamnetimi, që do të mundësonte që kërkesat e biznesit të marrin zgjidhje. /KP/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?