Ministria e Shëndetësisë, ndërlidhur me komentime të ndryshme në media, sipas të cilave, kontratat për blerjen e barnave të bërë nga kjo ministri i kanë shkaktuar dëm buxhetit sqaron se të gjitha kontratat për furnizime me barna, janë bërë sipas Ligjit të Prokurimit Publik, ku është respektuar kriteri i së paku tre ofertuesve dhe ai i përzgjedhjes së kompanisë që ka ofruar çmimin më të ulët.
Ministria demanton pohimet se në MSH është formuar një Komision i veçantë për shkak të, siç thuhet, keqpërdorimeve dhe MSH furnizohet me barna më shtrenjtë se çdo institucion tjetër në Evropë.
MSH njofton se nga 168 artikuj farmaceutik të Listës Esenciale, për 117 artikuj është bërë krahasimi nga Komisioni për planifikim të furnizimit me barna, dhe prej tyre ka rezultuar se 101 artikuj janë më të lira se çmimet sipas BNF (British National Formulary), ndërsa 16 janë më të shtrenjta. Për 51 artikuj nuk ka pasur krahasime.
Duke shikuar vlerën totale për 117 artikuj të krahasuar (sasia 6 mujore e planifikuar e barnave nga MSH), vlera totale e çmimeve furnizuese të MSh-së për gjashtë muaj është 3.341.413 euro, ndërsa nëse u referohemi çmimeve të BNF-it, po për këta artikuj, shuma totale është 11.893.914 euro. Nga kjo rezulton se në bazë të çmimeve të krahasuara me BNF nga Komisioni për planifikim të furnizimeve me barna, MSH është më e lirë për 8.555.501 euro.
Ndërsa, sipas Komisionit, 16 artikuj të tjerë janë më të shtrenjtë se çmimet e BNF-it për 300 mijë euro.
Gjithashtu, edhe këto barna janë blerë në përputhje me Ligjin e Prokurimit dhe kriter ka qenë çmimi më i lirë i ofruar nga ofertat e pranuara dhe përzgjedhja është bërë nga oferta më e lirë sipas tregut farmaceutik në Kosovë.
Kontratat për furnizime me barna do të vazhdohen në përputhje me procedurat e parapara në Ligjin e Prokurimit Publik, nevojat e institucioneve shëndetësore, kurse prioritet i MSH-së do të jetë vazhdimisht sigurimi i një furnizimi të qëndrueshëm me barna për institucionet shëndetësore, sipas buxhetit në dispozicion. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi