LAJMI I FUNDIT:

MSH investon mbi një milion euro në QKUK

MSH investon mbi një milion euro në QKUK

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 1.240.000 euro për investime kapitale në Qendrën Klinike Universitare. Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, paralajmëron se disa projekte do të mund të realizohen me ndihmën e investitorëve të huaj.Ndërkaq, Grupi “Axhi Baden”, nga Turqia shpreh interesim për Institutin e Onkologjisë.

Pjesa më e madhe e fondit të ndarë për QKUK-në, i dedikohet Ortopedisë, Pediatrisë dhe Institutit të Onkologjisë. Investimet kryesisht do të jenë në aparaturë mjekësore, inventarë dhe renovime të reparteve. Ndonëse buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë nuk mundëson realizimin e projekteve të shërbimeve të cilat i mungojnë shëndetësisë publike, ministri Ferid Agani shpreson që me ndihmën e donatorëve këto shërbime të jenë në funksion të qytetarëve.

“Donacionet do të tentojmë t’i sigurojmë. Veçanërisht jemi të fokusuar në themelimin e marrëdhënieve të partneritetit publiko-privat, d.m.th investimeve të huaja në sektorin publik edhe për investitorin e jashtëm edhe për shërbime publike. Në këtë aspekt jemi në bisedime shumë serioze me një grup nga Turqia “Axhi Baden” dhe unë i kam motivuar ata që të investojnë në dy sektorë në Onkologji dhe kardio-kirurgji , ata kanë ardh këtu dhe më pas më kanë lajmëruar se janë të interesuar për onkologji”, tha ai.

Kardio-kirurgjia dhe Onkologjia , janë dy projekte ende të papërfunduara. Ushtruesi i detyrës së QKUK-së, Lulëzim Emini duke folur për këto projekte tha për Radio Kosovën se punët në infrastrukturë të cilat i kanë takuar institucionit që ai drejton tashmë janë kryer.


Ministria e Shëndetësisë këtë vit i ka ndarë Qendrës Klinike Universitare 1.2 milion euro për investime, ndërkohë që rreth 4 milion euro është kosto e investimeve për të gjitha spitalet në Kosovë brenda vitit 2011. /RTK/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori