Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate për media njofton se iu ka bërë thirrje që nga fillimi i pandemisë me coronavirus të gjitha organeve mbikëqyrëse të Prokurimit Publik, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Policisë së Kosovës-Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike që të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik ku autoritet kontraktues është kjo ministri.
Në një komunikatë për media thuhet se kjo bëhet për shkak të situatës emergjente të shëndetit publik dhe për të reaguar sa më shpejt ndaj çdo shkeljeje potenciale.
“MSH ka ftuar në secilën procedurë të zhvilluar të prokurimit publik sa më shumë kompani pjesëmarrëse me qëllim të respektimit të konkurrencës dhe nxjerrjes së çmimeve sa më të favorshme me qëllim të ruajtjes së buxhetit të taksapaguesve kosovarë. Para çdo procedure të zhvilluar, Komisioni për vlerësimin e çmimeve ka dalë në terren për verifikimin e tyre vetëm që mos të krijohen mundësi potenciale të fryrjes artificiale të çmimeve”, thuhet në komunikatë.
MSH rikujton se hamendësimet, dyshimet e pabazuara dhe aludimet me qëllime të ulëta përmes emisioneve e deklaratave të ndryshme të individëve nuk përbëjnë fakte, e as nuk janë argumente për të provuar të goditet një institucion, i cili gjatë kësaj kohe, ka mobilizuar të gjitha resurset e veta në menaxhimin korrekt të situatës epidemiologjike dhe ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.
“MSH do të insistojë që çdo pretendim i hedhur nga secila palë të ndriçohet dhe do të jetë në gjendje të ndërmarrë masa ndaj çfarëdo shkeljeje eventuale nga ana e cilit do zyrtar të saj, por i rikujton të gjithë ata që plasojnë dezinformata dhe shpifje, sidomos në këtë kohë pandemie, që edhe këto janë akte të dënuara me ligjet në fuqi”, përfundon komunikata.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës