LAJMI I FUNDIT:

Motta: Le të vazhdojmë kështu

Motta: Le të vazhdojmë kështu

Interi mbajti kreun në Serie A pas fitores së lartë ndaj Bolognas dhe njeriu kryesor i fitores, Thiago Motta, është shprehur se skuadra e tij duhet të vazhdojë kështu në mënyrë që ta fitojë titullin.

“Jam i kënaqur, por jo vetëm për golat e mi, por sepse i gjithë ekipi luajti një ndeshje të mirë. Tri pikët ishin me rëndësi për tabelën që gjithashtu na japin besim para ndeshjes kundër CSKA Moskës të martën”.

“Ne duhet të përqendrohemi, sepse Roma dhe Milani janë të fortë. Ne nuk mund të humbasim pikë dhe duhet të shkojmë përpara. Të gjithë duhet të punojnë për të luajtur mirë, ashtu si sot (e shtunë). Secila ndeshje prej tani është si finale”, u shpreh Motta. /Telegrafi/