LAJMI I FUNDIT:

Motorola Atrix 4G vetëm 99 dollarë?

Motorola Atrix 4G vetëm 99 dollarë?

Motorola Atrix 4G është një telefon i mençur mjaft tërheqës, i cili mbështetet në sistemin operativ Android, ndërsa i njëjti është lansuar para disa kohësh.

E veçanta e këtij telefoni është porti i cili e transformon atë në një kompjuter netbook. Mirëpo, edhe më interesant lidhur me Motorola Atrix 4G është çmimi me të cilin kjo pajisje shitet nga operatori mobil amerikan AT&T.

AT&T tani po e ofron modelin e telefonit të avancuar të Motorola’s, Atrix 4G, për një çmim prej 99.99 dollarësh, mirëpo ky çmim aplikohet vetëm pas një kontrate dy-vjeçare.

Karakteristikat e Motorola Atrix 4G janë të njëjta, sikurse me modelin origjinal të Motorola’s i cili bazohet në Android OS, përkatësisht ky model posedon ekranin qHD me 4 inç, 16GB hapësirë të integruar, baterinë me 1930 mAh, si dhe kamerën me 5MP.


Për më shumë, qasja në Android Market është e njëjtë sikurse për të gjithë telefonat tjerë të mençur të cilët mbështeten në këtë sistem operativ. / Telegrafi /