LAJMI I FUNDIT:

Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Moti për të mërkurën në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura dhe periudha të shkurtra me diell pranë zonave të ulëta dhe ato bregdetare.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Do të ketë reshje lokale në formën e breshërit.


Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-12 m/sek në bregdet. Deti parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.8-2.0 metra. /Telegrafi/