LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Foto: Ilustrim

Moti sot do të jetë me diell. Nëpër luginat e vendit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullave.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 1 deri në 6 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin prej 13 deri në 19 gradë celsius.

Gjatë ditës së hënë pritet që të ketë reshje të shiut në tërë territorin e vendit./Telegrafi/