LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në pjesët jugore të vendit.

Temperatura gjatë mëngjesit do të jetë nga pesë deri 10 gradë celsius ndërsa temperatura gjatë ditës do lëvizë nga nëntë deri 16 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë më ftohtë me reshje të shiut. Do të fryjë erë në drejtim perëndimor kurse temperatura gjatë maksimale do të arrijë 14 gradë celsius.


Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Nga dita e diel do të ketë rritje të temperaturave ndërsa të hënën pritet të ketë përsëri reshje të shiut./Telegrafi/