LAJMI I FUNDIT:

Moti sot dhe nesër

Moti sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ftohët, temperaturat do të shkojnë deri në -15 C Celsius.

Do te mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të lehta, kurse nëpër ultësira ka mundësi për mjegull të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -15 C deri -11 C Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të mbajë vlerat e mbinormales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi  i jugut dhe juglindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/