LAJMI I FUNDIT:

Moti sot

Moti sot

Sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, dukshëm më i freskët dhe me erë e shira lokal, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Paradite të reshura do të ketë kryesisht në pjesët lindore të vendit, ndërsa pasdite do të ketë në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e matur, përgjatë lumit Vardar do të ketë erë të përforcuar veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej 10 deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës do të sillet prej 18 deri në 30 gradë.


Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm me temperatura deri më 26 gradë celsius./Telegrafi/