Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë me dije se, në orët në vijim pritet të ketë një rritje të ndjeshme të reshjeve në disa pjesë të territorit të Shqipërisë, nga ku edhe priten probleme.
Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave “IGJEO” tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 25.11.2023 parashikohen reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.
“Sasia e reshjeve pritet të jetë më intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatare deri lokalisht intensive. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera”, thuhet në njoftim.
Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në verilindje-lindje në lartësinë mbi 200-300 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. Në verilindje-lindje hera-herës reshjet e borës pritet të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.
Në datën 26.11.2023, parashikohet ndërprerja e reshjeve të shiut dhe në zonat malore në lartësinë mbi 200-300 dhe juglindje në lartësinë mbi 700-800 metra, reshje bore deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët më pas pritet ndërprerja e tyre.
Priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore. Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.
Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. /A2CNN/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

OBRM-PDUKM: Trendafilov po zbaton politikat e LSDM-BDI, nuk mbron të drejtat e punëtorëve

“Nuk ka prezencë të baktereve” AUV thotë se uji i ambalazhuar “Rugove” i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi