LAJMI I FUNDIT:

Moti gjatë javës së ardhshme

Moti gjatë javës së ardhshme

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pesë ditët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshem atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell, vranësira dhe vende-vende me reshje shiu të percjellura me shkarkime rrufesh, transmeton Telegrafi.

Temperaturat minimale do te lëvizin ndermjet 6-10 gradë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do te fryje erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtesi deri 18m/s. /Telegrafi/