LAJMI I FUNDIT:

Mos provoni të largoheni pa paguar nga ky restorant

Mos provoni të largoheni pa paguar nga ky restorant

Me shumë klientë që po largohen pa paguar, restoranti Johnny’s Downtown ka gjetur një mënyrë të vrazhdë për të nxjerrë fitimin - duke i kërcënuar klientët se fizikisht do t’ua marrin paratë.

Për fat të keq, viktima e restorantit që ndodhet në Ohio të Shteteve të Bashkuara, është bërë një burrë që është larguar nga lokali pa paguar jo pse nuk ka pasur para apo nuk ka dashur, por pse ka harruar.

Në fotografinë e postuar në llogarinë e restorantit në Facebook, shihet Matthew Gareau me shpinë në dysheme dhe me këmbën e menaxherit në gjoks, transmeton Telegrafi.

Për këtë gjë është dashur të kërkojnë falje pronarët e lokalit, sepse ai është zënë duke u larguar shkaku i harresës.


Mësohet se Gareau është një afarist i suksesshëm dhe pa ndonjë të kaluar të dyshimtë. /Telegrafi/