LAJMI I FUNDIT:

Mos më duket këmba e madhe?

Mos më duket këmba e madhe?

Gjithmonë është konsideruar e pakëndshme që ta pyesësh femrën për moshën e saj, ndërsa kohët e fundit është bërë njësoj e pakëndshme për ta pyetur edhe për numrin e këpucëve.

Femrat moderne bëhen shumë të ndjeshme kur është fjala për madhësinë e këpucëve të tyre, sepse ende konsiderohet se këmba e madhe është veçori e meshkujve, ndërsa thuhet se rreth gjysma e femrave i gënjejnë shoqet dhe partnerët e tyre në lidhje me madhësinë e këpucëve.

Në vitet e fundit, këmba e femrave është rritur për tre numra: nga numri standard 38 në madhësinë 41, që është gjithnjë e më e shpeshtë, ndërsa 82 për qind e femrave të anketuara kanë thënë se u vjen turp të tregojnë numrat 41 ose 42.

Supozohet se në vitet e fundit, shputa e femrave nuk është zgjatur, por është zgjeruar, ndërsa arsyeja për këtë është rritja e mesatares së gjatësisë trupore dhe peshës në popullatën femërore.


Për shkak të ndjenjës së turpit, dy të tretat e femrave kanë deklaruar se nuk kërkojnë ndihmë kur shkojnë të blejnë këpucë, ndërsa një e treta e tyre kanë thënë se ndjejnë turp nëse duhet t’i heqin këpucët në prani të njerëzve.

Tregtarët pohojnë se në vitet e fundit është rritur për 80 për qind kërkimi i këpucëve për femra me numër 40, 41 dhe 42, ashtu që pritet që së shpejti të jetë vështirë gjetja e këpucëve për femra me numër 37.

Megjithatë, probleme me turpin nuk kanë personalitet e famshme që mbajnë këpucë me numra të mëdhenj. Këpucë me numër 41 veshin Nicole Kidman, Michelle Obama dhe Kate Winslet. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Fëmija juaj
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Këshilla dhe arsye
Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Moda
Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Këshilla Estetike
Kalo në kategori