LAJMI I FUNDIT:

Model special i Polos

Model special i Polos

Kompania prestigjioze gjermane, Volkswagen, tani ofron edhe modelin special të Polos, i quajtur Lounge.

Në këtë model përfshihen disa detaje estetike dhe të pajisjeve më të pasura.

Po ashtu, ky model posedon dritat e pasme të errëta, maskën e përparme Gloss Black, xhamin e pasmë të errët, rrotat me diametër prej 15 inç, etiketat Lounge, tempomatin, pajisjen automatike për kondicioner, fshesat e xhamit automatike, dritat e përparme me funksionin “Coming Home” etj.


Polo Lounge Edition në dispozicion është me katr lloje të motorëve benzinë dhe tre TDI motorëve me naftë, ndërsa çmimet në Gjermani fillojë prej 15.200 euro.

Versioni me motor benzinë 1.0 l dhe marshin manual me pesë shpejtësi, kushton deri në 20.375 euro. /Koha/Telegrafi/