LAJMI I FUNDIT:

Moda në +30 gradë – shkurtë, ëmbël, komod

Moda në +30 gradë – shkurtë, ëmbël, komod

Temperaturat të cilat kalojnë 30 gradë celsius nganjëherë vështirë durohen, mirëpo obligimet e përditshme duhet të kryhen. Prandaj nuk është lehtë të zgjedhësh veshjet trendi të cilat do ta durojnë nxehtësinë dhe do t’u shndërrojnë në një vajzë ‘cool’ të qytetit.

Zgjedhje më e mirë janë rrobat e shkurta, të lëshuara dhe me ngjyra të çelëta, ndërsa pjesë e domosdoshme e përditshmërisë suaj në këto ditë të nxehta duhet të jetë edhe kremi për mbrojtje nga dielli, si edhe një shishe e mbushur me ujë.

Hit i çdo vere janë padyshim pantallonat e shkurtra, ndërsa këtë vit ato vishen me zbukurime të ndryshme, ndërsa ngjyrat e çelëta janë të mirëseardhura. Për t’i kombinuar pantallonat e shkurtra preferohet bluza pa krahë me ngjyrë të bardhë ose ndonjë ngjyrë tjetër të çelët.

Mos harroni në shtojcat e modës të cilat janë hite verore. Të tilla janë qaforet e thjeshta me motive nga kafshët ose orët me ngjyra të ndryshme që do ta freskojnë çfarëdo kombinimi.


Harroni këpucët me take të larta kur dilni për t’i kryer obligimet e përditshme. Në raste të tilla, ‘balerinkat’, sandalet e rrafshëta apo atletet janë favorite verore.

Dhe kuptohet, çanta le të jetë pjesë e modës suaj ditore, përmes së cilës do të shtoni pakëz ‘glamur’. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Fëmija juaj
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Këshilla dhe arsye
Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Moda
Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Këshilla Estetike
Kalo në kategori