Mjeshtëria e shitjes (5). Sa të lart e ke treguesin-Indeksin e aftësisë për të mësuar dhe për të vepruar?
![Mjeshtëria e shitjes (5). Sa të lart e ke treguesin-Indeksin e aftësisë për të mësuar dhe për të vepruar?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/11/denisi-1-e1480092262646-780x439.jpg)
Materiali në vijim do t’ju ndihmojë në zhvillimin e aftësive tuaja personale.
Paramendoni një sipërmarrës, doktor, një arkitekt, jurist, IT dhe profesione tjera që pasi të kanë kryer shkollimit e tyre universitar, të zejtarisë , apo përvojës se mësuar ad hoc kur më mos të interesohen për avancimin e tyre profesional dhe ta ushtrojnë detyrën e tyre vetëm në bazë të njohurive të cilat i kanë marrë gjatë kësaj periudhe. Çka do të ndodhte?
Sa qasje të reja nga strategjitë e ndërmarrësve në mbarë botën ndodhin, sa metoda dhe ilaçe të reja të trajtimit mjekësor zbulohen, sa metoda dhe materiale të reja të ndërtimit zbulohen, sa zbulime të reja teknologjike ndodhin, etj,etj. Të gjitha këto ndodhin për çdo sekondë dhe publikohen në libra, internet, revista, etj. Që të gjitha këto shfrytëzohen në mënyrë masovike për tu avancuar njerëzimi.
Indeksi i aftësisë dhe gatishmërisë për të mësuar është një njësi matëse e vullnetit tuaj për të bërë dy gjëra:
- Për të përvetësuar informacione të reja nga njerëz tjerë (në krahasim me ata njerëz të cilët mësojnë vetëm nga përvoja e tyre)
- Gatishmëria që të pranojmë dhe të zbatojmë ndryshimet si koncept i të menduarit dhe aplikimi i njohurive të reja në jetën e përditshme, që është për çdo lëvdatë (në krahasim të atyre që bëjnë rezistencë me kokëfortësi për ndryshim).
Disa thonë: Ju nuk mund t’ia mësoni një qeni të vjetër truqe të reja. Unë nuk mund të ndryshojë; Unë thjesht jam ai që jam! Këto thënie shprehen si të ishin virtyte.
Nëse ne jemi duke punuar, pa marrë parasysh se çfarë pune e bëjmë atëherë ne duhet vazhdimisht të përshtatemi dhe të ndryshojmë. Pse? Sepse mjedisi rreth neve është vazhdimisht duke ndryshuar dhe ne duhet t’i përshtatemi ndryshimeve. Përveç kësaj, qëllimi i trurit tonë është për të fituar njohuri.
Si qenie njerëzore e kemi të specializuar inteligjencën. Truri jonë është i përbërë nga më shumë se 250 bilionë neurone, secili prej tyre duke bërë lidhjet me deri në 2000 neurone të tjera: ky fakt e bën numrin e mundshëm të lidhjeve ndërmjet neuroneve tuaj pothuajse të pafund.
Ne posedojmë aftësinë për të mësuar çdo gjë që ju nevojitet për të mësuar, duke pasur parasysh trajnimin e duhur, kohë të mjaftueshme dhe një shkallë të lartë të motivimit. Gjithkush ka aftësinë për të përmirësuar situatën dhe gjendjen e tyre aktuale.
Një përparim i vogël është gjithmonë i mundur, por vetëm nëse ne kemi treguesin e vullnetit, aftësisë dhe gatishmërisë së lart për të mësuar. Deri në çfarë mase jemi të gatshëm për të thithur informacione të reja nga njerëzit e tjerë, në krahasim nga të mësuarit vetëm nga përvoja jonë?
Disa njerëz për nga natyra nuk pranojnë të mësojnë nga të tjerët. Kjo ndodh zakonisht për shkak të sukseseve të arritura të tyre dhe në vend të kësaj ata veprojnë vetëm nga përvoja dhe intuita e tyre. Po ta kanë indeksin e lart për të mësuar dhe vepruar do të jenë më të përgatitur për sfidat e reja, për trendët lokale dhe globale.
Me këtë rast, personat në fjalë do të kenë rezultate shumëfish më të mira nga ajo aktuale, kjo vlen për secilin, pavarësisht pozicionit dhe suksesit që aktualisht kanë.
A e njihni një person i cili i di të gjitha ? A e njihni një person i cili është shumë krenar sa që nuk dëshiron të mësojnë nga të tjerët? Nëse është kështu, ky individ ka një indeks të ulët aftësisë dhe gatishmërisë të mësoj. Sa e zymtë!
Metoda e atyre që mësojnë nga të tjerët është më e shpejtë dhe më e pasur! Duhet të pranojmë dhe të zbatojmë ndryshime në shprehitë të mendimit dhe veprimit, të cilat janë të rrënjosura një kohë të gjatë tek ne.
Shumë njerëz e urrejnë idenë e ndryshimit, ata thonë: Ndryshimi është i lodhshëm, ndryshimi është i bezdisshëm, ndryshimi është një shkelje e panevojshme në zonën time të rehatisë! Nuk më pëlqen të ndryshojë! Për fat të keq, bota është në valët e ndryshimeve të vazhdueshme siç janë: Ndryshim në qeveri, ndryshimi në teknologji, ndryshimi në modë, ndryshimi i klimës, ndryshimi i rrethanave, ndryshim në humor, etj. Gjërat e jetës vazhdimisht po ndryshojnë dhe ne duhet të përshtatemi, të evoluojmë, të rritemi, të mësojmë ide të reja, koncepte, metoda dhe t’i zbatojmë ndryshimet.
Ndryshimet na kërkojnë që t’i japim fund mënyrave të vjetra të të bërit të gjërave.
Indeksi i aftësisë për të mësuar dhe për të vepruar do të thotë që ne duhet të pranojmë ndryshimet që janë të nevojshme për ne. Dhe pa përmirësim të vërtetë, nuk ka progres të mjaftueshëm. Prandaj si përfundim duhet t’i aplikojmë këshillat e mëposhtme për zhvillim të indeksit të lartë të aftësisë dhe gatishmërisë për të mësuar.
Të gjitha që ju duhen i gjeni duke lexuar libra te lëmisë tuaj, burimet nga interneti, vijoni kurse, trajnime, seminare, konferenca për vet përmirësim.
Nëse çdo ditë e lexojmë ose dëgjojmë audio libra nga një orë në ditë, për një javë do të lexojmë 5 orë e që i bie një libër në javë. Për një vit i bie të lexojmë 52 libra, ndërkaq për 5 vjet do të lexojmë 25 libra të profesionit tonë e që do të bëhemi ekspert të lëmisë.
Mos të harrojmë thënien e njohur të Aristotelit filozofit grek: sa më shumë po lexojë po e shohë se sa pak po di, që d.m.th. dituria është e pafund.
Për vendin tonë zhvillimi i indeksit të lartë të aftësisë dhe gatishmërisë për të mësuar dhe avancuar profesionalisht është e domosdoshme.
Email: denis.gafuri@smardonline.com
Twitter:@DenisGafuri
LinkedIn:https://www.linkedin.com/in/denis-gafuri-1a174334
https://www.facebook.com/denis.gafuri
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht