LAJMI I FUNDIT:

Mjekimet për dhimbjen e kokës pakësojnë rrezikun për Parkinson

Mjekimet për dhimbjen e kokës pakësojnë rrezikun për Parkinson

Shkencëtarët thonë se ilaçet që përdoren për dhembjen e zakonshme të kokës pakësojnë rrezikun e prekjes nga sëmundja e Parkinsonit, një çrregullim i trurit që kufizon aftësitë fizike e që shfaqet kryesisht tek njerëzit me moshë të madhe.

Në një studim 6-vjeçar tek mbi 136 infermierë dhe punonjës shëndetësorë, studiuesit në fakultetin e shëndetësisë të universitetit të Harvardit zbuluan se njerëzit që përdorin rregullisht ibuprofen për dhembjen e kokës ose për qëllime të tjera ulin rrezikun e prekjes nga sëmundja e Parkinsonit në masën 40 për qind.

Pirja e një ose dy tabletave ibuprofen dy ose tre herë në javë cilësohet përdorim i rregullt. Përveç barnave kundër dhimbjeve për të cilat nuk duhet receta e mjekut, aspirinës dhe acetaminofinës, barnat e tjera kundër dhimbjeve nuk kanë shfaqur të njëjtin efekt mbrojtës.

Studuesi Alberto Ascheiro (Askero) thotë se ibuprofeni ka ndikim mbi një rrugë nervore e cila ka pasoja në zhvillimin e parkinsonit. Kjo sëmundje shkakton vështirësi të lëvizjes dhe dridhje të muskujve.


Në këtë pikë, zoti Ascheiro thotë, ekspertët nuk rekomandojnë që njerëzit të fillojnë përdorimin e ibuprofenit për të parandaluar parkinsonin, i cili zakonisht prek njerëzit e moshave 65 vjeç e lart.

Në anën tjetër, nëse nuk përdoret me kujdes, ibuprofeni mund të shkaktojë probleme në stomak, mëlçi, veshkë e të tjera.

Ascheiro thotë se shkencëtarët tani do të studiojnë nëse ata që janë diagnostikuar me sëmundjen e parkinsonit do të kenë përfitime mjekësore nga ky studim. Në botë ka afro 6 milionë njerëz të prekur nga parkinsoni./VoA/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori