Mjekët dhe Infermierët e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë Rajonit po emigrojnë për punësim në Gjermani, pasi shtetet e tyre jo vetëm që nuk ofrojnë vende pune, por kanë edhe pagat më të ulëta. Megjithatë edhe në Gjermani, Itali apo vende të tjera ku ata punësohen, kanë probleme pasi përballen me agjenci punësimi që i mashtrojnë për llojin e punës dhe pagesën.
Këto probleme, por edhe të tjera shqetësime që prekin sektorin e shëndetësisë në Shqipëri dhe në Rajon, janë trajtuar gjerësisht gjatë një konference 3 ditore që është mbajtur këto ditë në Berlin (Gjermani), ku merrnin pjesë sindikatat e shëndetësisë nga të gjitha vendet e Ballkanit.
Konferenca u organizua me kontributin e fondacionit Fondacioni FriedrichEbert, që operon në Shqipëri dhe ne disa vende të tjera, dhe me mbështetjen edhe të sindikatës Verdi në Gjermani.
Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit në Shqipëri, por edhe përfaqësues në këtë konferencë i sindikatës së punonjësve të shëndetësisë, në një intervistë për KosovaPress ka shpjeguar gjithë problematikën me të cilën përballen sot punonjësit e shëndetësisë të vendeve të rajonit, duke nisur që nga universiteti, mungesa e vendeve të punës, e deri të pagesat e ulëta, dhe mundësitë e punësimit jashtë vendit.
Lidhur me Gjermaninë ai tha se shumë kompani punësimi përfitojnë nga situata e vështirë në të cilët ndodhen mjekët e rajonit dhe i paguajnë shumë pak ose i punësojnë në azile pleqsh, apo në punë të tilla që në Gjermani konsiderohen të rëndomta për diplomën e një mjeku dhe infermieri.
Sipas statistikave, Gjermania deri në vitin 2030 ka nevojë për 300 mijë vende pune në sektorin e shëndetësisë. Sindikatat kanë kërkuar që Gjermania në marrëveshje me shtetet përkatëse të Ballkanit, të hap dhe të paguajë kurse të gjuhës gjermane, por edhe kualifikime të tjera që nevojiten.
“Shqipëria me lekët e taksapaguesve dhe me lekët e shqiptarëve të varfër ka prodhuar 2 deri në 3 mijë infermierë që kanë një kosto, dhe tani këta të gatshëm pa një lek, ia merr Gjermania, për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës, dhe ua paguan më pak. Aq më tepër dhe një nga problemet që diskutuam ne dhe me sindikatën Verdi, që është më e madhja në Gjermani; është problemi se të gjithë punonjësit që do të vijnë të emigrojnë nga këto vende, duhet të bëjnë kujdes që të mos bien pre e kontratave skllavëruese; të krijojnë marrëdhënie bashkëpunimi midis qeverive; të bëjnë kontrata, dhe Gjermania të vijë të hap kurse këtu për gjuhën, të cilat i paguan Bashkimi Evropian, siç kishin bërë në Virtnam për 100 vetë,” tha Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, dhe përfaqësues i sindikatës së punonjësve të shëndetësisë të Shqipërisë.
Nga ana tjetër diferenca në paga për mjekët dhe infermierët ekziston jo vetëm me Gjermaninë, por edhe midis vendeve të Rajonit, ku Shqipëria renditet e fundit, pas Maqedonisë dhe Kosovës.
“Me një vendim të qeverisë federale të kohëve të fundit nuk do ketë pagë nën 1200 euro (në Gjermani). Kjo është një gjë e mirë për të mbrojtur edhe punonjësit që vijnë nga Evropa. Infermieri i mirë merrte 2400 deri në 4 mijë euro. Ne në Shqipëri i kemi pagat e shëndetësisë më të ulëtat se të gjitha vendet përreth, se Maqedonia, që vjen pas nesh por më lart se ne, pastaj vjen Kosova, pastaj vjen Serbia, pastaj Mali i Zi. Ndërsa të tjerat, janë shumë më lart se sa ne. Edhe Kosova është më lart se sa ne. Për shembull paga e një punonjësi të shëndetësisë në Mal të Zi është 480 euro, tek ne është 250 deri në 300 euro,” tha Skëndëri.
Ndërkohë ai i bëri apel edhe strukturave shtetërore, konkretisht Ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve që të studiojnë tregun e punës dhe të mos miratojnë kuota për të cilat tregu i punës është i tejngopur si në rastin e infermierëve apo mjekëve, ku mesatarisht deri më tani janë diplomuar mbi 3 mijë në vit. 2600 infermierë në vit nga të cilët, 1400 vijnë nga shteti. Nga një studim që bëmë ne duke parë dhe tregun që është i ngopur, në kuptimin që s’ka perspektivë të hapen spitalet, as në Tiranë as në Durrës në asnjë vend, edhe ato që u hapën falimentuan, atëherë kur themi që kemi një treg shëndetësor të ngopur duhet të stopojmë kuotat, kryesisht në sistemin publik që paguhen me lekët e taksapaguesve”, tha Skënderi.
Rreth 600 mjekë dhe infermierë shqiptarë kanë emigruar në Itali për të punuar në profesionin e tyre, ndërkohë që vitin e fundit numërohen edhe 50 të rinj të tjerë të diplomuar në degët e Mjekësisë që kanë ikur në Gjermani. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
Këto janë skemat e pensioneve që shënuan rritje gjatë dhjetorit 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!