Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, drejtuar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, me pjesëmarrjen edhe të nënkryetarit, Safet Kamberi dhe nënkryetarit për komunitete, Eroll Zekerija, janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, ndërkohë që me theks të veçantë është diskutuar për inkasimin e të hyrave vetjake.
Nënkryetari, Safet Kamberi, tha se duhet të kemi në fokus të hyrat vetjake dhe duhet të nxjerrim një plan mbi kursimin 2015, të cilat duhet të jenë në maksimum.
“Në Drejtorinë e Urbanizmit kemi trashëguar shumë borxhe nga kompanitë të cilat nuk i kanë kryer obligimet ndaj komunës, kështu që është mirë të bëhen përpjekje për inkasimin e atyre borxheve” tha Kamberi.
Drejtori i Drejtorisë së Financave, Nysret Maxhera, duke krahasuar të hyrat vetjake të muajit janar të këtij viti me ato të janarit të 2014, tha se ka rritje për 11.000 euro. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme.
Ai ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë, që të punojnë në inkasimin e të hyrave vetjake dhe në anën tjetër të kursejnë shpenzimet.
Drejtori i Inspekcionit, Naim Hajra, duke u bazuar në gjobat e parealizuara, të shqiptuara nga inspekcioni, dhe në përgjigjen e dhënë nga gjykata se tashmë, ata nuk merren me këto punë, përderisa ka kompani përmbaruese, ka kërkuar angazhimin e një kompanie përmbaruese për kryerjen e kësaj pune, konform normave ligjore në kuadër të ofrimit të shërbimeve, përmes së cilave do të vjelin të hyra vetanake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri