Ministri i Financave besim beqaj tha të mërkurën se vlerëson punën e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në ofrimin e shërbimeve të reja në fushën e digjitalizimit, e cila sipas tij, do tu lehtësoj punën qytetarëve dhe tatimpaguesve për të marrë shërbime më të shpejta dhe të sakta të cilat kërkohen nga ATK-ja.
Ministri Besim Beqaj theksoi se ATK-ja me sukses është duke i realizuar planet ambicioze për vitin 2014 me të cilat është paraparë rritja e të hyrave të brendshme për 22 për qind dhe kjo reflekton përkushtimin tonë për të fuqizuar në mënyrë të vazhdueshme Administratën Tatimore dhe për të rritur kapacitetet e saj në mënyrë që të fillohet gradualisht me një zhvendosje më domethënëse të mbledhjes së të hyrave nga kufiri në brendi të vendit.
“Njëkohësisht në ATK kemi filluar dhe shpejtë do të thellojmë edhe procesin e reformës së brendshme, i cili ka për qëllim avancimin e mëtejmë me qëllim të realizimit të detyrave gjithnjë e më të mëdha të cilat do ti ketë në kuadër të orientimit tonë që të hyrat e brendshme të janë dominante në buxhetin e vendit”, tha ministri Beqaj.
Ministri Beqaj me këtë rast ka theksuar se tatimpaguesit po kërkojnë tretman të barabartë dhe në këtë drejtim ATK-ja duhet të angazhohet që të siguroj një gjë të tillë, ndërsa hapja e kësaj qendre mundëson përveç tjerash një qasje të shpejtë në ofrimin e shërbimeve nga ATK-ja për bizneset dhe qytetarët.
“Ne si Qeveri dhe Ministri e Financave angazhohemi për zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe gjithashtu edhe për digjitalizimin e shërbimeve të Administratës Tatimore të Kosovës. Gjithashtu ne fuqishëm angazhohemi për respektim të ligjit dhe kërkojmë bashkëpunim të gjithanshëm të agjencive që do të pamundëson evazionin fiskal dhe luftën kundër ekonomisë joformale”, tha ministri Beqaj.
Ai tha se lufta kundër ekonomisë joformale është prioriteti i Qeverisë dhe Ministrisë së Financave dhe nënvizoi se janë duke u ndërmarr hapa konkret në realizimin e Strategjisë dhe Planit të veprimit në realizimin e saj dhe se rezultatet e treguara në 3 muajt e parë të këtij viti në mbledhjen e të hyrave nga Dogana dhe Administrata Tatimore japin argumente të forta se ekonomia joformale me sukses mund të luftohet edhe në Kosovë.
“Pra, është një përkushtim i koncentruar dhe i fuqishëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Doganave por edhe Ministrisë së Financave, dhe në përgjithësi Qeverisë së Republikës së Kosovës që të jemi sa më afër me tatimpaguesin, ta luftojmë së bashku ekonominë joformale”, tha ministri Beqaj.
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, duke falënderuar ministrin Beqaj për përkrahjen e vazhdueshme dhënë këtij institucioni tha se kjo që bashkërisht me Ministrin po vizitojmë rajonin e Mitrovicës tregon edhe njëherë përkushtimin dhe përkrahjen e ministrit Beqaj për zhvillimin e ATK-së në përgjithësi.
“Zotimi i jonë i përbashkët para disa muajve ishte se do të modernizojmë dhe digjitalizojmë edhe qendrën e shërbimit të tatimpaguesve në Mitrovicë dhe regjionet tjera, dhe kjo po bëhet realitet, krejt kjo në funksion të zotimeve tona për të ofruar shërbime kualitative. Kjo po kthehet me një mirëbesim dhe deklarim të vetë tatimpaguesve”, tha drejtori i ATK-së.
Ai theksoi se ATK-ja, do të vazhdoj me ngritjen dhe lansimin edhe të shumë produkteve të reja të rëndësisë së veçantë si shpalosja e pasqyrave financiare sipas standardeve të IFES, për të lehtësuar të gjithë tatimpaguesit në përmbushjen e të drejtave dhe obligimeve të përcaktuara me ligj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi