Mitomania serbe dhe Këshilli i Evropës
Ideatori dhe babai i gënjeshtrës serbe, Qosiq, tash propozohet për Çmimin Nobel!
Megjithëse ditë më parë ndonjë serb kishte kërkuar edhe hapjen e një padie penale ndaj atit të gënjeshtrës serbe, këto ditë Dobrica Qosiq nga shume intelektualë serbë u propozua për çmimin Nobel për letërsi. Po të shikohen pak më mirë debatet nëpër forume të ndryshme do të shihet se më shumë njerëz propozojnë dënimin e tij dhe atë e quajnë atin e krimit dhe shkaktarin kryesore të të gjitha luftërave në Ballkan.
Shumë herë është thënë e konfirmuar se historia kur nuk respektohet mund të përsëritet me pasoja për vetë njerëzimin. Fundi tragjik i ish-Jugosllavisë të cilin e mbajnë mend të gjithë popujt e Evropës e që e panë me sytë e tyre, është shembulli më i mirë sesi civilizimi dorëzohej para mitomanisë serbe. Pak kush kishte folur atëherë për katastrofën që po e priste ish kreaturën sllave nëse nuk ndalet vozhdi. Sllovenët folën gjithnjë të parët dhe shumë konkretisht, por shumë shtete të botes shpresuan së vozhdi mund të kënaqet me koncesionet që po i bëheshin Serbisë në kurriz të popujve tjerë të këtyre hapësirave. Në tubimin e njohur në pallatin Ivan Cankar, Sllovenia ishte vendosur në krye të atyre forcave që po i kundërviheshin gjenocidit të paralajmëruar serb.
Pasi që kreatura serbosllave jetoi gati një shekull përmes gënjeshtrave dhe e tëra u ndërtua mbi masakra ndaj etnive të tjera të Ballkanit, Serbia kësaj radhe po provon edhe një herë të zgjasë agoninë e fqinjëve, por edhe të sajë. Vazhdimi i jetës se mitomanisë serbe edhe për ndonjë vit në dëm të vet Evropës, është edhe caku i ideatorëve të Akademisë Serbe te Shkencave dhe Artëve. Edhe një here Serbia po provon të bind Evropën se krimet në luftën e fundit i paskan bërë të tjerët e jo serbët. Nëse kalon Raporti i D. Martit në asamblenë e Këshillit te Evropës, atëherë mitomania serbe mund të bëhet fatale për vetë Bashkimin Evropian dhe fundin e tij ashtu si të ish Serbosllavisë. Nëse mund të kalojë raporti i Dik Martit në KE, të cilën gjë pak kush e beson, atëherë mund të shpresojë Serbia se bota do të besojë se edhe krimet në Vukovar, Srebrenicë, Sarajevë e Kosovë, do t’i kenë bërë shqiptarët.
Transformimi i ideatorit te shfarosjes se shqiptarëve, Qubrilloviq
Vetë ideatori i planit serb për shfarosjen e shqiptareve V.Qubrilloviq në ish RSFJ, në një intervistë të gjatë pas ngjarjeve të vitit 1981, në Kosovë, gazetës së Beogradit Borba i pat deklaruar se Shqiptarët do të bashkoheshin një ditë. Duke parë zhvillimet e reja në Ballkan dhe duke parë faktorizimin e shqiptareve në botë, po vetë ai do të thoshte prerazi; “arbanaši če se ipak ujediniti”(shqiptaret megjithatë do të bashkohen). Për të qenë fatkeqësia më e madhe, një prej komunistëve te devotshëm shqiptar të kohës po në të njëjtën gazete do të garantonte strukturat jugosllave se “shqiptaret janë garanci se Kosova do të mbetët në Jugosllavi”. Të gjitha këto dëshmi të cilat gjendën në arkivat e Beogradit, pa asnjë dyshim flasin se “vozhdi” po shpresonte tek renegatët shqiptarë, numri i te cilëve pas vitit 1981 ishte zvogëluar shumë.
Robër të gënjeshtrës se vet
Nëse serbët ende janë robër të gënjeshtrës së tyre pse ka nevojë që Evropa të robërohet nga një gënjeshtër e tillë. Nga mitologjia serbe ideatorët ortodoks krijuan burgun mitoman serb nga i cili nuk mund të dalin. Ata janë i vetmi popull që feston disfatat. Këto dukuri janë munduar t’i shpjegojnë shume dijetarë e filozof eminent të botës. Eksperti amerikan dr. Tomas A. Emert, profesor i historisë së mesjetës, serbët i quan robër të gënjeshtrave të tyre dhe konstaton se ata janë mbyllur në burgun e tyre të gënjeshtrës të cilin e kanë ndërtuar me shekuj. Kjo nuk është mirë as për vetë ata, përkundrazi, konstaton ai. Secili popull ka ndonjë mit, por serbët ua kalojnë te gjithëve. Ata kanë krijuar mite e mite për shumëçka.
Ku qëndron miti serb për Kosovën?
Ishte fatkeqësi për Serbinë edhe përputhja e festimit të 600 vjetorit të Betejës së Kosovës me fundin tragjik të ish RSFJ-së. Rrënjët e mitit serb janë mbjell thellë në vetëdijen e shoqërisë serbe. Politikanët serbë e kanë kultivuar mitin e gënjeshtrës dhe ajo ka lëshuar rrënjë thellë në shoqëri. Nuk janë serbët të vetmit që festojnë disfatat, por kjo është diçka specifike, ngase ai mbështetët në pohimet se ata janë popull i shenjtë, ndërsa Kosova është “Jerusalemi” serb. “Klerikët serb të mesjetës ishin të vetmit intelektual të popullit të tyre në atë kohë dhe çdo gjë filtrohej përmes kishës ortodokse. Kështu miti serb mori karakter specifik”, thekson Emert.
Po sa mite kanë serbët? shtron pyetjen më tutje Dr. Emert. Serbët kanë krijuar mitin se ata janë populli më i vjetër në botë, se ata janë popull i shenjtë, janë populli me i rëndësishëm në botë. Kanë mitin mbi Serbinë e madhe, Mitin mbi lugët e arit, Mitin mbi Piemontin serb, madje edhe Mitin mbi dashnorët serb si më të zotët. Ata madje në serbi kanë krijuar edhe mitin se Amerikën e kane zbuluar serbet para Kolombos, ndërsa Universitetin e Sorbonës në France e kanë themeluar serbët. Këto mite janë transformuar edhe më shumë nga njerëz të caktuar duke u ngulitur thellë dhe tmerrshëm në vetëdijen e serbeve, kështu që ata edhe tash vazhdojnë të vuajnë pasojat e gënjeshtrës se tyre duke harruar edhe çdo ide për të ardhmen. Tashme ata po mitizojnë edhe rrezikun për natalitetin e tyre. Qysh tash, ata predikojnë për fundin fatal të zhdukjes së tyre biologjike nga “mortaja e bardhë”.
“Milloshi me kokë nën sqetull”
Lexuesit që kanë pasur rastin të kenë në dorë tekstin e Këngës së Betejës së Kosovës, do të kenë par mirë sesi krijohet miti serb. Dikur moti, Vuk Karaxhiq, i njohur si mbledhës serb i folklorit, në Gurakoc të Kosovës, nga autori shqiptar, emrin e të cilit e dinë edhe vet mbledhësit serb të folklorit, kishte shënuar të plotë tekstin e Këngës popullore për Betejën e Kosovës, gjë të cilën e ka pohuar edhe vetë. Gjithçka do të mund të rrëfehej si në një përrallë të tmerrshme dhe të thuhej se serbët janë popull specifik, por e tëra merr konotacione problemore kur ata fillojnë t’i besojnë gënjeshtrës se vetë. Në ballafaqim me realitetin mitet e tilla tretën shumë shpejtë dhe bëhen pluhur.
Një nga historianet e njohur serb Miodrag Jankoviq i cili njihet si njëri ndër analistët e mirë të mitomanisë serbe, thekson se populli serb duke u besuar miteve e ka humbur ndjenjën e realitetit. Në vend që sot Këshilli i Evropës të kërkonte hapjen e varrezave masive në Serbi, për të cilat kanë dijeni të plotë drejtuesit politikë aktualë serbë, tashmë propaganda e Beogradit ka orientuar hetimet tek fqinjët shqiptarë, myslimanë e kroatë, siç bënte dikur UDB-ja me cilindo njeri që binte ndesh me gënjeshtrën serbe. Kësaj radhe Këshilli i Evropës nuk do guxonte të bjerë pre e mitomanisë serbe duke fundosur kështu vetë projektin e madh për Bashkimin Evropian, duke e shndërruar edhe atë në mit, gjë që do ta varroste edhe vetë të ardhmen e BE-së, mu sikur u varros para pak vitesh Serbosllavia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInjorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama