LAJMI I FUNDIT:

Mirëqenia e politikanëve tanë dhe e Kosovës

Pse politikanët e tanë nuk kujdesen për këtë tokë të quajtur Kosovë dhe për qytetarët e saj njëjtë sikurse kujdesen për veten? A ka kush përgjigje në këtë pyetje? Në fakt, të gjithë ne e kemi përgjigjen në këtë pyetje, dhe atë, në mënyrë jo fort të dallueshme.

Të sjellim disa shembuj. E para, politikanët tanë kujdesen për sigurinë të tyre shëndetësore dhe të familjeve të tyre, pra, të grave dhe të fëmijëve të tyre. Nëse ndonjëri prej tyre sëmuret (ose edhe familjarët e tyre) ata e kanë të siguruar kujdesin shëndetësor brenda në Kosovë por edhe jashtë Kosove, nëse paraqitet nevoja. Kjo temë bëhet edhe më interesante kur kihet parasysh që shumica e politikanëve tanë, në një mënyrë ose tjetrën, janë të sëmurë. D.m.th, ose i ndreqin dhëmbët (plus anëtarët e familjeve të tyre), ose bëjnë intervenime të ndryshme kirurgjike (plus familjarët e tyre), dhe të tjera. Dua të them, shumica e qytetarëve të Kosovës nuk kanë kurrfarë kujdesi dhe sigurimi shëndetësor. Shumica e qytetarëve të Kosovës duhet vet të gjejnë mënyra pirate për t’u mjekuar.

E dyta, e shohim që politikanët tanë ngritin rrogat e tyre vazhdimisht. Rrogat e tyre, në krahasim me standardin e përgjithshëm të të jetuarit në Kosovë dhe në krahasim me rrogat e shërbyesve civilë, janë jashtëzakonisht të larta. E kur kësaj i shtohet edhe krahasimi me rezultatin punës që ata e bëjnë, atëherë del që rrogat e tyre të jenë jo vetëm të larta, por edhe belesh. Përveç rrogave, politikanët tanë kanë edhe përfitime të tjera por që nuk kanë qejf të flasin për to, bile jo në publik. Shumica e politikanëve tanë shëtisin botën brenda një viti, shumica nga ta paguhen me pagesa shtesë për takimet e ndryshme ku ata marrin pjesë, shumica nga ta kanë nga 3-4 punë, e kështu me radhë.


E treta, shumica e politikanëve tanë nuk paguajnë faturat e shpenzimeve komunale: as ujin, as bërllokun, as rrymën, as tatimin në pronë dhe asnjë tjetër faturë. Ndërkohë, shumica e qytetarëve të Kosovës, një pjesë goxha të mirë të buxhetit të tyre familjarë e harxhojnë në fatura komunale.

Edhe një herë, nëse politikanët tanë do t’i rrinin këtij shteti e këtij mileti gati ashtu siç po i rrinë gati vetvetes dhe familjeve të tyre, ky vend moti do të vendoste një sistem të artikuluar, të mirë e përfitues shoqëror shëndetësor, arsimor, ekonomik, zgjedhor, medial, gjyqësor, etj., etj.

Pra, pse politikanët tanë sillen në këtë mënyrë? Pse këta njerëz nuk e donë Kosovën? Çfarë i bën këta njerëz që ta urrejnë Kosovën kaq shumë? Duket se e ktheva temën në fillim.

Në trend

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Kalo në kategori