Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të dytë ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2015, i cili do të procedohet në Kuvend e që nuk e përfshin rritjen e pagave prej 25 për qind siç ishte paraparë nga qeverisja e kaluar.
Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se në projektligjin e këtij buxheti ekziston një shpërputhje në mes të të hyrave dhe të dalave por e cila mund të përmirësohet më vonë përmes komisioneve parlamentare gjë e cila sipas tij është e lejuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
“Buxheti është paraparë që të jetë për këtë vit në pozicionin e të hyrave buxhetore 1 miliard e 576 milionë, në pozicionin e shpenzimeve përkatësisht të dalave buxhetore 1 miliard e 682 milionë, tek të hyra planifikohet të kemi të hyra 8,1 për qind më të larta nga viti 2014, tek të falurat kemi 6 për qind më shumë se sa në vitin 2014 dhe po ashtu është një mospërputhje në mes të hyrave dhe të dalave që parashihet të plotësohet nga të hyra tjera jofiskale që është në harmoni me marrëveshjet që janë bërë me Fondin Monetar Ndërkombëtar s ai përket deficitit buxhetor”, theksoi.
Kryeministri Mustafa tha se ky projektligj edhe pse ishte dorëzuar me herët në Kuvend, është kthyer në Qeveri në mënyrë që të plotësohen të gjitha kushtet procedurale dhe ligjore për shkak se Kuvendi ka qenë i pakonstituuar.
Kurse Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se rritja e pagave prej 25 për qind e cila ka ndodh gjatë vitit 2014, në vitin e ardhshëm do të jetë një rritje e buxhetit pasi ajo nuk do të destinohet për të njëjtin qëllim. “Tek shpenzimet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve ka një rritje të konsiderueshme e cila reflekton rritjen prej 25 për qind të pagave që kanë ndodh nga muaji maj i këtij viti, pra që futet komplet rritja e plotë gjatë gjithë vitit fiskal në vitin 2015”, ka thënë ai.
Hoti ka shtuar se për dallim nga viti 2014, në vitin e ardhshëm do të ketë rritje të të hyrave të cilat vijnë kryesisht nga luftimi i ekonomisë joformale, si dhe nga grumbullimi i tatimit të brendshëm.
“Në kuadër të të hyrave totale, të hyrat nga tatimet e brendshme dhe doganore pritet të rriten me rreth 7 për qind, siç janë paraparë me këtë projekt buxhet, ndërsa vetëm të hyrat e brendshme pritet të rriten me 17 për qind. Kjo vjen si reflektim i kursimit të rolit të Administratës Tatimore edhe lëvizjes graduale të kursimit të ekonomisë vendore dhe mbledhjes s taksave brenda vendit e jo në kufi si dhe luftimit të ekonomisë joformale dhe masave të tjera kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimeve të tjera financiare dhe janë disa të hyra të njëhershme të cilat pritet të mblidhen nga agjencioni Kosovar i Privatizimit dhe nga Trusti i Kursimeve Pensionale prej 37 milionë euro që janë kryesisht interesa për pagesat e vonuara të firmave private të Trustit Pensional”, theksoi Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri