LAJMI I FUNDIT:

Miratohen grantet qeveritare për komunat

Miratohen grantet qeveritare për komunat

Me ftesë të ministrit të Financave Avdullah Hoti, është mbajtur takimi i Komisionit të Granteve për procesin e planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2016.

Ministri Avdullah Hoti duke falënderuar anëtarët e Komisionit të Granteve për pjesëmarrjen tha se ky takim ka për qëllim prezantimin e parimeve, kritereve dhe formulave për ndarjen e granteve qeveritare për financimin e komunave për vitin 2016, në kontekst të finalizimit të KASH-it komunal si pjesë integrale e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH), 2016-2018, si dhe i ftoi ata për miratimin e granteve qeveritare për komunat.

Duke u bazuar në formulën për ndarjen e granteve qeveritare Komisioni i Granteve në mënyrë unanime miratoi grantin e përgjithshëm, grantet specifike për arsim parauniversitar dhe shëndetësi primare, grantet për kompetencat e shtuara, të hyrat vetanake të komunave dhe transferet për kompetencat e deleguara. /Telegrafi/