Minoritarianizmi dhe shoqëria lejuese
“Një ditë e udhëheqjes së drejtë të prijësit është më e mirë se gjashtëdhjetë vjet përkushtim”.
Ky termë apo kjo sintagmë tipike sociologjike, është një lloj neologjizmi që zakonisht ka të bëjë me ato vende apo shtete e shoqëri, ku pakicat kombëtare favorizohen tej mase, sa që ato bëhen hisedarë në proceset e vendimmarrëse politike dhe atyre sociale. Ndryshe, si neologjizëm, minotarianizmi shquhet dhe konsistohet edhe si një lloj filozofie e praktike shoqëroro politike, ku një komunitet i vogël etnik, fetar, apo gjuhësor gëzon te drejtën absolute kushtetuese (jo edhe morale) e politike për te sjellje vendime qofte edhe te gabueshme, deviante dhe padyshim në disfavor të shumicës absolute.
Në realitetin tonë social dhe sidomos atë politik e juridik, duket që minoritarianizmi si projeksion shoqëror është ndërtuar dhe fuqizuar me vetëdije në planin e Ahtisarit, prej nga derivojnë si Kushtetuta dhe shumica e ligjeve që kanë të bëjnë me organizimin e jetës publike dhe shoqërore në Kosovë.
Në demokracitë e zhvilluara moderne, askund s’mund të hassh kësi presedani të kësaj natyre ku favorizohen interesat dhe kërkesat kolektive të një komuniteti etnik, siç është rasti me atë serb. Askund në botë nuk mund të gjesh ndonjë pakicë etnike, siç është rasti me atë serbe te ne, që me përqindjen prej vetëm 5 për qind të popullsisë të menaxhojë e të kontrollojë territorin prej 25-30 për qind!?
Gjithashtu, në rastin e prezencës së këtij fenomeni në shoqërinë kosovare, askund tjetër në botë s’mund të hasësh që për miratimin e një ligji apo vetë aktit më të lartë, pra Kushtetutës, të kërkohen mendimet dhe votat e një grupi minoritar siç është rasti me serbet e Kosovës. Një super-diskriminim të këtillë sot s’ mund ta gjesh në asnjë vend dhe asnjë shtet me traditë të gjate demokratike. Gjithashtu, s’mund ta hasësh askund që grupi minoritar të hyjë pa kurrfarë kredibiliteti social, politik apo edhe juridik në aranzhime të atilla që prekin interesin e një vendi, siç është rasti me Kosovën!
Shkelja kësisoj e legjitimitetit etnik, politik, demografik… të shumicës shqiptare të Kosovës – për periudhën kur ishte në rrezik jo vetëm qenia fizike e tyre, në një mënyrë e kishte arsyen dhe kuptimin e vetë – pas një dekade të tërë të ndërtimit të kapaciteteve demokratike dhe atyre sociale, është presedan dhe absurditet i llojit të vet.
Edhe si neologjizëm ky koncept dhe kjo frymë institucionale e instaluar me dekretet e planit të Ahtisarit në periudhën që po hyjmë – periudhën ku institucionet kosovare duhet ta marrin përgjegjësinë dhe llogaridhënien – do të bëhet një pengesë serioze edhe për arsye se vazhdimi i mandatit të shfrytëzimit të kësaj të drejte do të prodhojë kriza në procesin e vendimmarrjes kur të fillojnë ndryshimet legjislative dhe ato sociale e politike.
Kritikët e këtij koncepcioni dhe fryme institucionale, kudo në botë kanë dilema dhe dyshime të pakontestueshme lidhur me aplikimin apo mos aplikimin e këtij koncepcioni në jetën e përditshme politike të një vendi. P.sh. ka mendime që mundësia e bllokimit të legjislativit të fuqizohet në situatën kur ne kemi ende të pa involvuar komunitetin serb të pjesës veriore, si një satisfaksion politik atyre mund t’u epen benificione dhe avance ligjore në raport me serbet tjerë që janë “akomoduar” dosido në proceset politike kosovare. Në fakt, ekziston mundësia reale që komuniteti serb i pjesës veriore, duke qenë para një sfide të hapërimit të tyre në proceset demokratike, mund të kërkojnë nga qeveria jonë, por edhe nga faktori ndërkombëtar, kushte dhe favore tjera shtesë maksimaliste (përveç këtyre të parapara dhe të shfrytëzuara nga pjesa jugore e planit të Ahtisarit )! Pra, kemi të bëjmë me një situatë ndoshta edhe të prejudikuar, ngaqë akoma s’i kemi të gjitha kërkesat e tyre në tavolinën e bisedimeve.
Një tjetër fenomen prezent në shoqërinë kosovare padyshim është edhe ai që ka të bëjë me prezencën e një dukurie, që është një lloj etikete e natyrës morale, ku normat ekzistuese sociale, politike, e sidomos ato morale kanë trend të liberalizimit, pra të një lirie më tepër të keqkuptuar. Fjala është për dukurinë apo fenomenin e momentit të fillimit të stigmatizimit të një shtrese apo kategorie shoqërore e sociale, që ka pretendime të kontestimit të normave dhe sjelljeve standarde sociale të atij vendi apo shoqërie. Shikuar nga prizma e masivitetit, kjo dukuri s’duket edhe gjithaq kërcënuese, as për shtetin e as për shoqërinë si tërësi, deri në momentin kur s’ka qëllime dhe synime të një aplikativiteti masiv social. Por, kur ajo fillon të marrë dimensionet e kontestimit të gjithëçkafës që thirret apo bëhet në emër të demokracisë, pra liberalizimit – apo edhe të drejtës për të bë gjithë çka në emër të kësaj lirie – atëherë ekziston rreziku që cilësimi shoqëri lejuese të marrë konotacione tjera që realisht bëhen kërcënuese për mbarë shoqërinë.
Theksimi i lirisë së shprehurit, të menduarit, ishte vetëm një hap për të kërkuar lirinë e plotë seksuale, p.sh. në vendet perëndimore, por kërkesa për ndërtimin apo kultivimin e tolerancës qytetare, asaj ndëretnike dhe sidomos asaj ndërfetare e ndër-racore në SHBA në vitet e ‘60-ta të shekullit të kaluar, ishte një “guide” e mirë për ta keqkuptuar më vonë vendet e tranzicionit fenomenin e ngashërimit me avanset e shoqërisë lejuese perëndimore.
Termi i permisivitetit social, i anticipuar si një devijim i vetëdijshëm shoqëror nga norma dhe standardet e sjelljes së një shoqërie që kalon ethet e tranzicionit, duket që është keqkuptuar skajshmërish edhe në Kosovë. edhe për faktin se procesi i identifikimit u bë jo me vlerat që i kultivon demokracia (sundimi i ligjit, liria e shprehjes dhe e mendimit, toleranca ndërfetare, ajo ndër-racore si edhe vlerat tjera), por me vlerat që kontestohen akoma në të gjitha shoqëritë dhe gjitha sistemet sociale e politike.
Në Kosovë, gjithashtu identifikimi i tillë mund të shpjegohet edhe si pasojë i mungesës së një legjislacioni dhe një fryme e disponimi të munguar në qytetarinë kosovare, për t’i seleksionuar vetëdijshëm këto vlera dhe norma sociale, si edhe një keqkuptimi të asaj se çka nënkupton demokracia (lira e shprehjes dhe mendimit p.sh. nga liria e tepruar seksuale bie fjala!) e çka anarkia.
Është më se e kuptueshme që problemit të keqkuptimit të qëllimshëm, apo identifikimi të gabuar sistemor në Kosovë, ndoshta në të ardhmen do të duhej t’i kushtojnë më shumë rëndësi njerëzit kompetent të sferës së kulturës dhe asaj të politikës, në mënyrë që shoqëria kosovare të fillojë të shkarkohet nga shumësia e kiçit që ka vërshuar çdo pore të jetës shoqërore, dhe nga shumë antivlera e sjellje deviante që ende po prodhohen nga krimi i organizuar dhe sidomos korrupsioni i katandisur…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?