LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha merr përkrahje nga anëtari i Komisionit të ligjeve të Bundestagut

Ministrja Hoxha merr përkrahje nga anëtari i Komisionit të ligjeve të Bundestagut

Gjatë vizitës në Berlin, Ministrja Dhurata Hoxha ka takuar deputetin e Bundestagut, Dr. Karl-Heinz Brunner me të cilin diskutoi për mundësitë e reja të thellimit të bashkëpunimit.

Ministrja Hoxha, theksoi se angazhimi i vazhdueshëm i Ministrisë së Drejtësisë është i përqendruar në rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit dhe fuqizimin e këtij sektori.

“Angazhimi ynë permanent është i përqendruar në fuqizimin e sektorit të sundimit të ligjit, andaj, përkrahja e Komisionit për çështjet ligjore të Bundestagut ka rëndësi të veçantë për drejtësinë tonë. Përkrahja Juaj për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë do të jetë shumë e mirëseardhur”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha, duke vlerësuar lartë përkrahjen edhe për hartimin e Kodit civil, sipas modelit gjerman.


Deputeti i Bundestagut, Dr. Karl-Heinz Brunner, theksoi se përkrahja e Gjermanisë që ka dhënë deri tash, në të ardhmen do të jetë edhe më e madhe, sepse, procesi integrues i Kosovës, ndër komponentët kryesore ka sundimin e ligjit.

Ne kemi dhënë përkrahje dhe do të vazhdojmë të përkrahim rrugën euro-integruese të Kosovës, vuri në dukje Dr. Brunner, duke theksuar se ligjet e standardeve evropiane të miratuara, zbatimi i tyre dhe fuqizimi i sundimit të ligjit janë qenësore në këtë proces./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Kalo në kategori