LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha: Gra, mos hiqni dorë nga prona!

Ministrja Hoxha: Gra, mos hiqni dorë nga prona!

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha në konferencën për të drejtat pronësore të grave u bëri thirrje atyre të marrin trashëgiminë që u takon.

Ajo deklaroi më tutje se Kushtetuta ua garanton grave të drejtën e trashëgimisë.

“Mos hiq dorë nga e drejta jote, ju keni të drejtë ju them të gjitha grave për të drejtat e tyre pronësore,” tha Hoxha.


”Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës gruas i takon e drejta në trashëgimi dhe sipas statistikave të fundit edhe pse jo ligjërisht, gratë janë të diskriminuara”, tha Hoxha.

Ministrja e Drejtësisë bëri thirrje që institucionet t’i kushtojnë vëmendje heqjes dorë të grave nga trashëgimia.

“Heqja dorë e gruas nga prona nuk duhet të shndërrohet në shkëputje të gruas nga e drejta në pronë. Institucionet tona do të kenë vëmendje të veçantë ndaj kësaj dukurie. Gratë duhet ta minimalizojnë dukurinë e heqjes dorë nga trashëgimia”, tha ministrja Hoxha, shkruan kallxo.com

Konferenca për të drejtat pronësore të grave është organizuar nga USAID-i.

Sipas kësaj organizate amerikane 73 për qind e njerëzve në Kosovë nuk kanë njohuri për të drejtat e tyre pronësore.

USAID-i ka ardhur në përfundim se vetëm 3.8 për qind e grave në Kosovë trashëgojnë pronë nga prindërit.

Në qershor të këtij viti, “Drejtësia në Kosovë” hulumtoi heqjen dorë të grave nga trashëgimia prindërore në emër të traditës.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori