Nga: Violeta Murati
Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka selektuar disa emra si “fitues” për t’ju financuar librin. Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pati ngutje kur erdhi në “pushtet”, të krijonte fondin e përkthyesve – ne, e menduam si ndjeshmëri për zanatin e saj – ca para që do jepeshin për libra të huaj për t’i sjellë në shqip, po ashtu edhe fondin për autorët shqiptarë që librat e tyre të përkthehen në gjuhë tjetër.
Në asnjë rast, deri tani, pra në shtator 2020, nuk u qartësua ndonjë strategji se çfarë është detyrë politike e një ministrie për të ndërmjetësuar e krijuar ekuilbër mes krijuesve dhe industrisë, këtë rast të botuesve.
Si ta përkthesh?! Ja për shembull, s’kam dëgjuar deri tani se ministria jonë të mund ketë komunikuar me Ministrinë e Kulturës gjermane, ta zëmë, që të këmbejnë autorët e të lehtësojnë kostot e botimit në gjuhët e ndërsjella.
Në një shkrim në forumin e gazetës kulturore ExLibris, shkrimtarja dhe përkthyesja Ana Kove na dëshmonte për rezidencën ku ndodhej, se si ishin mbledhur disa përkthyes për të përcjellë në gjuhë të tyre një autor të ri gjerman.
Shumë, shumë herët, kur kam pasur një bisedë me kineastin dhe përkthyesin Gëzim Erebara, ndjeshmëria e tij lidhej me Ministrinë çeke të Kulturës, sesi e kishin mbështetur për të përkthyer autorët e saj më të mirë (ju kujtoj Hashek etj.) në gjuhën shqipe. E përsëris: autorët e saj më dinjitozë, për t’i sjellë në gjuhë si e jona, “e vogël”. Erebara këmbëngulte se të njëjtën gjë duhej ta bënte edhe Ministria jonë e Kulturës për t’u lidhur me ministri analoge për të garantuar autorët e saj, cilësisht mbi të gjitha.
Mendoj se me një model kaq të thjeshtë, për një vend si ne, do ishte minimalja kjo “detyrë politike” e Ministrisë së Kulturës. Nuk ka pretendime në këtë drejtim po të kujtojmë se sa qendra të huaja kulturore funksionojnë në Shqipëri për përhapjen e kulturës së vendeve të tyre, e kryesisht duke përcjellë librin. Ne ende nuk kemi një statistikë se ç’bëjnë ambasadat shqiptare nëpër botë, përveçse ndërrojnë kolltuqet një herë në gjashtë muaj dhe shëtisin sikur të kenë transferuar “shtëpinë”. Nuk ka ndërmarrë në asnjë rast Ministria jonë e Kulturës nisma të tilla që, nëpërmjet ambasadave, të ndërtojë rrjetin e njohjes ndërkombëtare të kulturës shqiptare (gjithnjë kam parasysh më tepër librin). Disa mundime të pakta janë nga vullneti dhe njohja e vetë autorëve për të depërtuar me takime në katedra, apo qendra kulturore, me miq, të afërm, deri në Itali apo Francë. Kemi dëgjuar dhe një bum përkthimesh që u serviren mediave që vijnë deri nga gjuhët arabe – si njohje. Por, në fakt, të detyruar të tejkalojnë mundësitë e njohjes, e shpesh mediokritetit, këta autorët arrijnë në absurd duke përkthyer në Shqipëri nga gjuhët aziatike, e duke “mashtruar” me lexuesin se qënkan pritur me sukses e përkthyer në gjuhë të ndryshme.
Ja këto shembuj “përkthimesh” lexojmë nga “detyrat politike” të Ministrisë, duke lënë në rënie të lirë kulturën. Ndërsa salloneve të Ministrisë “fondi për përkthimin” nuk është gjë tjetër veçse një falsitet, që nuk reflekton as strategji, as njohje në të kundërt i gjithë ky “vullnet” do përcillej në kurikula, dhe në koston e çmimit të librit. Më duket se Ministria po deliron, se Ministria jonë e kulturës nuk mund të jetë si BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
Pablo Neruda dhe poezia e tij e “shkruar me gjak dhe errësirë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025