LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave fillon trajnimin e Auditorëve të brendshëm të sektorit publik

Ministria e Financave fillon trajnimin e Auditorëve të brendshëm të sektorit publik

Ka filluar sot trajnimi për certifikim të Auditorëve të brendshëm të sektorit publik.

Trajnimi organizohet nga Ministria e Financave – Njësia Qendrore Harmonizuese në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike, në kuadër të Programit kombëtar për trajnimin dhe certifikimin e auditorëve të brendshëm në sektorin publik, program ky i cili është akredituar ditë më parë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, gjatë vizitës që ju bëri sot pjesëmarrësve në fillimin e trajnimit për certifikim të Auditorëve të brendshëm të sektorit publik, tha se “ Fokusi i Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës është që ne të rrisim transparencën, përformancën dhe llogaridhënien në shfrytëzimin e parasë publike, dhe besoj se ju në fakt jeni ata agjentë që do të jeni në shërbim të arritjes së kësaj objektive”.


Drejtoresha e Institutit të Kosovës për Administratë Publike Refkie Sylçeva, tha se “Instituti i Kosovës për Administratë Publike pas nënshkrimit të një marrëveshje të bashkëpunimi me Ministrinë e Financave më 16 mars të këtij viti, IKAP në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka bërë të gjitha përgatitjet e këtij trajnimi në mënyrë që ky trajnim të përfundojë me sukses”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori