LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hoti takoi ambasadorin e ri të Britanisë

Ministri Hoti takoi ambasadorin e ri të Britanisë

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, ku biseduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Me këtë rast ministri Hoti duke i uruar detyrën e re ambasadorit O’Connell e falënderoi edhe për mbështetjen e përhershme të Britanisë së Madhe që i ka dhënë shtetit të Kosovës.

Ministri Hoti gjithashtu e njoftoi Ambasadorin O’Connell për pjesëmarrjen në konferencën e fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e mbajtur në Gjeorgji si dhe theksoj rëndësinë e qasjes së sektorit privat kosovar në institucionet financiare ndërkombëtare e cila do të ketë ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.


Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadorin edhe për planin Zhvillimor të Qeverisë së Kosovës si dhe për përkushtimin e kësaj Qeverie për parandalimin e ekonomisë joformale.

Ndërsa, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, duke falënderuar Ministrin Hoti për pritjen, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës, me theks të veçantë luftimin e ekonomisë joformale si dhe në inkurajimin e investimeve të jashtme në Kosovë. /Telegrafi/