LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hoti në Samitin e ministrave dhe guvernatorëve

Ministri Hoti në Samitin e ministrave dhe guvernatorëve

Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij po qëndron në vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku do të marrin pjesë në Samitin e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve, me temën “E ardhmja financiare e rajonit “, që do të mbahet më 12 dhe 13 qershor 2015 në Beçiq të Malit të Zi.

Ministri Hoti në këtë Samit do të jetë ndër panelistët kryesorë, që do të diskutoj për konsolidimin financiar në kushtet e recesionit ose rimëkëmbjes ekonomike të ngadalshme.

Gjatë këtij Samiti ministri Avdullah Hoti gjithashtu pritet të takohet edhe me homologët e tij të rajonit. /Telegrafi/