Kërkesa e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryetarit të KDTP-së dhe ministrit të MZhR-së, Fikrim Damka dhe nipit të tij, F.D., përshkruan veprimet e tyre ndaj anëtarëve të YTHP-së, përkatësisht dyshimet për kryerjen e veprave penale “sulm” dhe “kanosje”.
Sipas Prokurorisë, me datën 9 shkurt 2025, në ditën e zgjedhjeve, rreth orës 17:20, në rrugën “Dragomani”, në Prizren, i pandehuri Fikrim Damka, që është kryetar i KDTP-së, e përdor forcën fizike ndaj të dëmtuarve A. M., dhe M. J., për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme politike, raporton Telegrafi.
Tutje theksohet se në parkun e lagjes, i pandehuri i afrohet të dëmtuarës A.M. dhe i drejtohet me fjalët “ti shporru nga ky vend, kjo zonë është e imja, kush je ti këtu me qëndru”, dhe se më pas e kap nga supi i saj dhe me dy duart e shtynë. Më pas, sipas Prokurorisë, në vend ngjarje vijnë edhe rreth 30 persona-simpatizantë të dy partive politike të lartcekura dhe bëhet një tollovi e madhe, dhe se në një moment i pandehuri e sulmon të dëmtuarin M. J. duke e shtyrë me duart nga gjoksi i të dëmtuarit, me çka dyshohet për kryerjen e veprës penale të sulmit.
Në të njëjtën ngjarje sipas Prokurorisë, Fikrim Damka seriozisht kanos të dëmtuarit A. M. dhe M. J., me fjalë se do t’i privojë nga jeta, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit.
Në kërkesën për paraburgim theksohet se i pandehuri i afrohet të dëmtuarës A. M. dhe i drejtohet me fjalët “ti shporru nga ky vend, kjo zonë është e imja, kush je ti këtu me qëndru, me ty merremi ndryshe, ju kalli të gjithëve, ju vras”.
Më pas, sipas Prokurorisë në vend ngjarje vijnë edhe rreth 30 persona-simpatizantë të dy partive politike të lartcekura dhe në tollovi, në një moment i pandehurı Fikrim Damka i drejtohet të dëmtuarit M. J. me fjalët “ty jam duke të kërkuar qe sa kohë, ty unë kam me vra, ty kam met myt tërë familjen”, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale të kanosjes, raporton Telegrafi.
Për të njëjtat vepra penale dyshohet edhe F.D., nipi i ministrit të MZhR-së, Fikrim Damka.
Sipas Prokurorisë, F.D., në të njëjtin vend dhe kohë, dyshohet se në raport me të dëmtuarin M.J. ka kryer veprat penale “sulm” dhe “kanosje”.
Gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar për Telegrafin paraqitjen e kërkesës së Prokurorisë së Shtetit për paraburgim ndaj dy të pandehurve në fjalë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore të Prizrenit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Autostrada Biennale në edicionin e pestë ndërthur të shkuarën dhe të tashmen përmes artit bashkëkohor

Shtëpia e Vehbi Haxhiut sipas QRTK-së në Prizren do të rikthehet në shkëlqimin e saj origjinal

Drejtoria e Bujqësisë në Prizren nis hapjen e kanaleve për ujitje dhe kullim në tokat bujqësore

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës