Që marrëveshja e inspiruar nga Vuçiq dhe e mbështetur nga Rama nuk ngjan aspak me Shengenin evropian, përpos pagëzimit që i kanë bërë, nuk ka dyshim. 12 arsyet e parashtruara nga prof. Fuga janë shteruese. Gama tjetër e qëndrimeve të tjera këtu e në Kosovë prodhojnë vektorin e qartë, sipas të cilit mini-Shengeni është një formë e përshtatur e qëllimeve dhe interesave serbe në rajon, për të rifituar e vendosur hegjemoninë serbomadhe. Dhe ky qëllim është i vjetër sa vetë historia. I vetmi ndryshim këtu është përkrahja e vetëofruar nga faktori qeveritar shqiptar, me iniciator kryeministrin Rama, i ngjashëm me gatishmërinë komuniste të Hoxhës, për nënshtrim ndaj Titos.
Njëherazi mos të harrojmë që “pushtimet” e dominimet e territoreve tanimë nuk janë fizike. Koha ka evoluar dhe në rajonin tonë. Serbia e ka kuptuar mirë një gjë të tillë. Pushtimet e dominimet tani janë ekonomike, politike e kulturore. Sigurisht arketipi serb nuk heq dorë nga lufta totale. Fakti që nga një anë kërkon pushtimin e butë nëpërmjet tregut, e nga ana tjetër vazhdon egër të godasë progresin politik të shtetit të Kosovës, duke u përpjekur të pengojë ose të detyrojë tërheqjen e njohjeve që i kanë bërë shumë shtete asaj, tregon që mjetet janë gjithëpërfshirëse.
Po t’i shtosh këtu dhe situatën skandaloze në të cilën gjenden trojet shqiptare brenda territorit të Serbisë, panorama bëhet më e plotë. Jo vetëm kaq. Duke u thelluar më tej, iluzionet e ndryshimit të linjës serbe e të qëndrimit të saj ndaj faktorit shqiptar, rrëzohen sapo i drejtohesh historisë dhe vështrimit të ideologjisë funksionale, tejet nacionaliste që ka ushqyer qëndrimin e saj dhe ecurinë e saj si shtet, në raport me fqinjët, sidomos shqiptarët dhe faktorët me peshë në rajon.
Historia tregon qartë që ky projekt i ri nuk është aspak mini-Shengen dhe rrënjët e tij janë shumë të thella. Në qëndrimin serb asgjë s’ka ndryshuar, vetëm është modifikuar. Kësisoj projekti i ri sjell në jetë projektin e vjetër, i cili do t’i siguronte Serbisë që në shekullin e XIX dominimin e rajonit, por që rrjedha e historisë i dha një drejtim krejt tjetër.
Projekti i vjetër njihet si Naçertania.
Naçertania u hartua si platformë politike në 1844 nga Ilia Garashinin, ministër i Brendshëm dhe më pas dhe kryeministër. Propozimin për këtë ia dha pansllavisti çek Frantishec Zach. Naçertania do t’i siguronte Serbisë rilindjen e perandorisë, formimin e shtetit të madh serb, pa u kufizuar në kufijtë e momentit, por duke përfshirë gjithë popujt serbë nën të dhe territore që pretendoheshin të tilla, përfshirë Kosovën dhe një pjesë të Shqipërisë. Doktrina u mbështet në atë që ai e quajti dhe që më pas u shndërrua në sloganin më të fortë nacionalist serb, “në të drejtën e shenjtë historike”, që sot nuk ka ndryshuar në asnjë germë.
Këtij projekti Garashanini i dha konceptin kombëtar serbomadh. Për ta realizuar programin e vet, Garashanini parashikoi organizimin e shërbimit informativ dhe të një sistemi të zhvilluar propagandistik (dërgimin e agjentëve, shkollimin e të rinjve të atyre vendeve në Serbi, pranimin e tyre në shërbimin shtetëror serb për të fituar përvojë të nevojshme, edukimin e tyre në frymën e politikës së përcaktuar, botimin në Serbi të librave fetarë, historikë dhe të librave të tjerë, mbështetjen e peshkopit të Malit të Zi, themelimin e gazetave në viset matanë Savës etj.). Më vonë ndërmori edhe organizimin e shoqërive sekrete në zonën turistike dhe të qendrave propagandistike. Vitet kanë kaluar por ngjashmëritë me projektin e sotëm serb, e zbehin distancën kohore.
Sipas Naçertanisë boshnjakët janë serbë të fesë islame, d.m.th. serbë të myslimanizuar e gjuha që flasin ata është serbishtja.
Malazezët janë serbë, si për nga gjuha, ashtu edhe për nga feja. Maqedonia është Serbi Jugore. Kroatët ndërkaq, janë serbë të fesë katolike dhe gjuha që flasin ata është serbishtja. Kosova është Serbia e Vjetër. Ndërsa banorët e saj me nxitjen e kësaj doktrine u konsideruan turq të mbetur.
Ilija Garashanini dhe pasuesit që i zhvilluan me tej idetë e tij nacionaliste e shovinste Vuk Karaxhiqi, Jovan Cvijiqi, Vladan Gjorgjeviqi, Stojan Protiqi, Nikola Pashiqi, Vaso Çubriloviqi, Dobrica Çosiqi, e mbështetën pansllavizmin e antishqiptarizmin në dy postulate: e kujt është gjuha, i atij është territori; e kujt është feja, i atij është territori.
Naçertania ndër vite u bë kështu platforma e dominimit serb dhe nxitësja themelore e pogromeve ndaj shqiptarëve të Kosovës e viseve të tjera.
Këto postulate është shumë e lehtë ti gjesh në rreshtat e Vuçiq apo Daçiq.
Pas një pauze gjatë sundimit të Titos, Naçertania u ringjall midis viteve 1980-90. U punua ethshëm nga klanet klerikalo-politike-ushtarake për rimëkëmbjen e Jugosllavisë unitariste, centraliste dhe etatiste me dominimin serb. Zbatues i kësaj ideologjie ishte zjarrvënësi i Ballkanit Sllobodan Milosheviqi. Nga garashinizmi nuk hoqi dorë as Boris Tadiqi, dëshmitari i nënshkrimit të marrëveshjes së 1 prillit 2013 në Shkodër, marrëveshje që çoi Ramën në pushtet, e as drejtuesit e tjerë serbë.
Nën këtë logjikë historike, “kthesa” e Vuçiqit është e pamundur.
Dhe me të pamundur e bën atë vijëmësia e luftës frontale ndërkombëtare që ai dhe qeveria e tij bëjnë kundër Kosovës.
Vuçiqi, ky mohues e masakrave serbe në Kosovë, në ndryshim nga të tjerët, ka ndryshuar mjetet e strategjinë për të realizuar Naçertaninë e tij, e cila në analogji dhe si rimarrje e asaj të Garashininit mund të quhet pa frikë mini-Naçertania, projekt që realizon më në fund dominancat ekonomike e politike serbe në rajon.
Merita kryesore e Vuçiqit në këtë ekspansion është gjetja e partnerit të përshtatshëm shqiptar, Ramës, aventurierit politik që nuk heziton që për pushtetin e tij personal t’i nguli thika historisë dhe së ardhmes së shqiptarëve.
Mini-Shengeni i Ramës dhe i Vuçiqit është thjeshtë një mini-Naçertania e rilindur Garashinin e Vuçiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Gjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Planet sekrete vazhdojnë: Gjesti dhe G Bani rrezikojnë penalizim me veprimet e fundit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës